Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÓÇ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Lojë fëmijësh me disa veta, njëri prej të cilëve përpiqet të hedhë një koçan misri a një copë të vogël druri të rrumbullakosur në një gropë që ruhet me shkopinj nga lojtarët e tjerë. Doçja luhet me shkopinj të gjatë.
2. Koçan misri; koçan misri e trashë dhe e shkurtër ose një copë e vogël druri e rrumbullakosur, që përdoret në këtë lojë; një copë koçan misri që përdoret për të mbyllur shishet etj. Me doçe në dorë. Mori (hodhi, goditi) doçen. I ra doçes. Mbyll me doçe.
♦ Gjeti shkopi doçen keq. shih gjeti tenxhereja kapakun (u rrokullis tenxhereja e gjeti kapakun) keq.
DÓÇ/E,~JAIII f. sh. ~E, ~ET bised., keq. 1. Vajzë e jashtëligjshme, kopile.
2. keq. Femër e pamoralshme. Është një doçe që s’e ka shoqen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë