Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DJÉRS/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lëng i tejdukshëm si ujë, që del nga disa gjendra të nënlëkurës kur bën shumë nxehtë, kur dikush vrapon a kryen një punë të lodhshme, kur është i sëmurë etj. Djersë të nxehta (të ftohta). Djersa e ballit. Sumbulla (bula, pika) djerse. Erë djerse. I bien (i rrjedhin, i shkojnë, i kullojnë) djersët çurkë (palë-palë). I hëngri (i griu, i grisi djersa rrobat (jakat, këpucët). Fshiu djersën. Ka djersë djersit shpejt. Është me djersë. U bë qull në (me) djersë. Iu tha djersa. U mbyt (u la, u bë ujë) në djersë. Kur të pikon djersa, të kënaq buka. (fj. u.).
2. Shtresë e lagët ose me bulëza uji që formohet mbi sipërfaqen e sendeve të ndryshme, kur këtë e prekin avuj të nxehtë. Djersa e shishes (e gotës, e shtambës). Ka zënë djersë xhami (muri, kapaku). Moj raki, djers’ e kazanit, / që ia merr mendjen djalit. (folk.).
3. fig. Punë e lodhshme dhe e ndershme, përpjekje këmbëngulëse për të arritur diçka; mundim, mund; fryti i kësaj pune a i këtyre përpjekjeve. Djersa e popullit. Njeri i djersës njeri i punës, njeri që s'i përton punës, njeri që punon ndershmërisht. Me djersën tonë me punën e me mundin tonë, pa ndihmën e askujt. Me djersë e gjak. Ka derdhur djersë ka punuar shumë, është munduar. I hëngri djersën dikujt i përvetësoi frytet e punës. Pa djersë e pa mund, s’ke të mira kund. (fj. u.). E ke tënden çdo gjë që e ke vënë me djersë. (fj. u.).
♦ Më ranë (më dolën, më mbuluan) djersë të ftohta jam në gjendje shumë të vështirë, e ndiej veten shumë ngushtë (kur më qortojnë ose më dënojnë për një gabim a për një faj, nga turpi etj.); më shkuan shtatë palë djersë. Më dolën djersët e vdekjes u lodha shumë, u rraskapita, u lodha për vdekje, u këputa fare. Derdh djersë çurg punoj shumë për diçka, lodhem e mundohem; më kullon djersa; e lag me djersë (diçka); më shkuan shtatë palë djersë1. Me djersën e ballit me punën e me mundin tim, ndershmërisht, pa shfrytëzuar askënd; me thonjtë e duarve. Më kullon djersa lodhem shumë për të bërë një punë, bëj përpjekje të mëdha; derdh djersë çurg; e lag me djersë (diçka); më shkuan shtatë palë djersë1. E lag me djersë (diçka) punoj shumë, më kullojnë djersët për të; mundohem për një kohë të gjatë; derdh djersë çurg; më kullon djersa; më shkuan shtatë palë djersë1. Më nxori djersët (diçka) më lodhi shumë, më mundoi jashtë mase; më bëri të dërsij. Aq sa i peshon djersa (dikujt) aq sa ka punuar, aq sa është lodhur vetë. I pi djersën (dikujt) e mundon shumë; përvetëson mundin e punën e tij, e shfrytëzon deri në palcë; i pi (i thith) gjakun; i ropi (i hoqi, i mori) lëkurën. Më ka rrjedhur djersa *çurg. Më shkuan shtatë palë djersë. 1. U lodha shumë, u rraskapita (në një punë); derdh djersë çurg; më kullon djersa; e lag me djersë (diçka). 2. E ndjeva veten shumë ngushtë nga turpi, nga frika etj, s’dija ç’të bëja nga sikleti; u tmerrova; më ranë (më dolën, më mbuluan) djersë të ftohta.
DJERSËHÚMBUR mb. 1. Që i ka shkuar mundi kot. A të vjen keq për këtë burrë djersëhumbur?2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. U lodh e nuk fitoi gjë djersëhumburi.✱Sin.: dj…
Shfaq përkufizimin e plotë →DJERSËTRÉTUR mb. 1. Që ka derdhur shumë djersë e shumë mundim. Është mjaft punëtor, po djersëtretur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Djersëtreturit nuk shkoi mundi kot…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë