Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DJERRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja kur mbetet djerrë (toka); të mbeturit djerrë. Djerrimi i tokës.
2.Veprimi kur djerroj; diçka e pafrytshme a e padobishme. Djerrim shpirtëror e moral. Djerrimi dhe shterpja e këtyre ballinave.
3. bised., fig. Sajim gjërash të paqena; fjalë të kota; trillim i ndonjë ndodhie dhe rrëfimi i saj sikur të ishte e vërtetë; trillim, sajesë. Gjithë kohës me djerrime.
DJERRÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Tokë e papunuar, vend djerr; tokë që lihet pa punuar për shumë kohë; djerr. Djerrinë shkëmbore (e butë). Djerrinë me gurë. Është (mbeti) djerrinë. Punoj…
Shfaq përkufizimin e plotë →DJERRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Djerrinë. Nuk mbillet në atë djerrishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë