Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DJÉGI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur djeg diçka; vënia e zjarrit diçkaje a hedhja në zjarr dhe bërja shkrumb e hi, shkatërrimi, asgjësimi a prishja në zjarr; dëmtimi i diçkaje me zjarr a me një send tjetër shumë të nxehtë. Djegie e shpejtë (e ngadaltë). Djegia e gjetheve (e të lashtave). Djegia e druve. Djegia e qymyrit (e gëlqeres). Djegia e motorit. Djegia e llambave. Djegia e fondeve. Dhoma e djegies. Gjatë djegies. Motor me djegie të brendshme (tek.).
2. Plagë që shkaktohet në trup kur digjemi, vendi i djegur, e djegur; shenja që lë kjo plagë. Djegie e thellë (e rëndë). Djegie e shkallës së parë (së dytë). Mjekimi i djegieve. Shenjë djegieje.
✱Sin.: përflakje, përflakim, shkrumbim, zhuritje, ciknosje, përcëllim, përvëlim, pjekje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë