Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DJÉGËS,~E mb. 1. Që ka cilësinë të djegë, që shkakton zjarr e djeg çdo gjë; që është shumë i nxehtë e të djeg lëkurën. Bombë djegëse. Diell djegës.
2. I djegshëm. Lëndë djegëse lëndë që digjet e jep energji a nxehtësi, lëndë që përdoret për t'u djegur (si qymyri, vajguri etj.).
3. Që të djeg kur e ha, që të jep djegësirë; që të djeg më shumë se disa lloje të tjera të ngjashme (për disa perime etj.). Piperka djegëse. Speca djegës. Kërpudhë djegëse. Qepë (hudhra) djegëse.
4. Që të dhemb shumë e të shpon, sikur e ke djegur, që të përvëlon. Plagë djegëse. Dhembje djegëse.
♦ *Spec djegës keq.
DJÉGËS,~II m. sh. ~, ~IT spec. Aparat, pajisje a strukturë për djegien e mbetjeve, veçanërisht të mbetjeve industriale, në temperatura të larta derisa të shndërrohen në hi.
DJEGËSÍM,~I m. Veprimi kur djegësoj diçka; djegësirë1,3. Djegësimi i qepës. I dha shumë djegësim.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJEGËSÍR/Ë,~A f. 1. Të qenët djegës, vetia e diçkaje që të djeg; shija ose era djegëse që ka diçka. Djegësira e hudhrës (e qepës). Ka djegësirë të fortë. I jep një djegësirë. Nuk e…
Shfaq përkufizimin e plotë →DJÉGËS ndajf. 1. Me shije djegëse. Vjen djegës në shije kjo gjë.2. fig. Hidhur. I vjen djegës kjo fjalë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJÉGËS,~E mb. 1. Që ka cilësinë të djegë, që shkakton zjarr e djeg çdo gjë; që është shumë i nxehtë e të djeg lëkurën. Bombë djegëse. Diell djegës.2. I djegshëm. Lëndë djegëse lënd…
Shfaq përkufizimin e plotë →DJÉGËS,~II m. sh. ~, ~IT spec. Aparat, pajisje a strukturë për djegien e mbetjeve, veçanërisht të mbetjeve industriale, në temperatura të larta derisa të shndërrohen në hi.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJÉGËS,~III m. sh. ~, ~IT Punëtori që djeg furrën për pjekjen e tullave e të tjegullave. Punon si djegës.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJÉGËS,~IIII m. sh. ~, ~IT bot. (lat. Reseda) Bimë barishtore me gjethe vezake, me lule të bardha, të verdha a të kuqërreme, të mbledhura në vilë e me erë shumë të mirë, që rritet …
Shfaq përkufizimin e plotë →DJÉGËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Lactarius piperatus) DjegëI.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJEGËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shtie në një gjellë piper, spec djegës etj. që të djegë pak e të marrë një shije të veçantë. E djegësoi gjellën. E djegësoi me piper.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJEGËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë djegës, që është i gatuar me gjëra djegëse. Gjellë e djegësuar. Gatim i djegësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë