Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DJATHÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që bën djathë, zakonisht në një stan a në një baxho, djathëpunues. Ndihmës i djatharit. Çdo grindje me bujtinarët e pagdhendur e me djatharët.
DJATHÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën djathë, zakonisht në një stan a në një baxho, djathëpunuese. Djathare e zonja ( e pastër).
Shfaq përkufizimin e plotë →DJATHANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Byrek me djathë. E kishte marrë malli për një djathanik.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJATHÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. Ai që i rri nuses ose dhëndrit në krahun e djathtë gjatë ceremonisë së martesës. Djathaçi i nuses (dhëndrit).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë