Fjalori
DJATHË

DJÁTH/Ë,~I m. sh. ~ËRA, ~ËRAT Bulmetbëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluarnapë; në sh. llojet e ndryshmekëtij bulmeti. Djathë i bardhë (i butë, i fortë, i njomë). Djathë i shkrirë. Djathë kaçkavall. Djathë i rrahur (i marrë) djathëbëhet me qumësht, të cilit i është marrë ajka. Djathë i parrahur (i pamarrë) djathëbëhet me qumësht, të cilit s'i është marrë ajka. Djathë baxhoje djathëbëhet me qumësht shumërrahur e që është vrima-vrima. Djathë peshe djathë i fortë. Djathë nape. Djathë shakulli. Djathë me shtrepa. Djathë me erë. Djathë me kripë (pa kripë). Punishtja e djathit. Llojet e djathërave. Prodhimi i djathit. Copë (thërrime) djathi. Napë djathi. Fuçi (kade, teneqe, qyp) djathi. Bar djathi (bot.). Lule djathi (bot.). Byrek me djathë. Zë (bën) djathë. U prish djathi. Ha bukë me djathë. Hirra nuk bëhet djathë (fj. u.). Kush ha djathë ngahoxhës, pëlcet për ujë. (fj. u.). Djathë pak e napa shumë. (fj. u.). Sofra pa djathë, si nusja pa vathë. (fj. u.).
Djathë (gjalpë, dhjamë) i mirë në *lëkurëqenit përçm. I ra shekja e djathit në *fund (dikujt). E hëngri djathin e hoxhës (dikush) iron. vdiq; shkoi me të shumtët; i ktheu potkonjtë nga dielli (nga qielli); shkoi për të bërë vorba (vegsha) iron. E hëngri (e mori) sapunin për djathë (dikush) u gënjye, u mashtrua, e mori një gjë për diçka tjetër; e hëngri shapin për sheqer; e hëngri kilen për okë; e mori arëzën për bletë. Jam *bukë e djathë (me dikë). E kam *bukë e djathë (diçka a dikë). Si *krimbidjathë. E lë djathin pa *shëllirë (pa hirrë) (dikush). I lirëdjathë e i shtrenjtëhirrë shih i lirëmiell e i shtrenjtëkrunde. Ta shet sapunin për djathë (dikush) të gënjen, të mashtron; e paraqit diçka jo si është në të vërtetë; diçka farelirë ose jo të mirë ta jep si diçkashtrenjtë ose shumëmirë; ta shet gjizën për djathë; ta shet hirrën (shëllirën) për qumësht; ta shet ujin për raki; ta shet bakrin për ar; t’i shet goglat për arra; ta shet kilen për okë; të hedh hi syve.


Rezultate të ngjashme

DJATHËBËRËS,~I m. sh. ~, ~IT Djathëpunues, djathar. Kishte vite që ishte djathëbërës në baxho.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DJATHËBËRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Djathëpunuese, djathare. Nëna kishte qenë djathare për ca kohë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DJATHËPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën djathë, djathar; djathëbërës. Djathëpunues i zoti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DJATHËPUNÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën djathë, djathare; djathëbërëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DJATHËRÍ,~A f. Prodhimi a tregtimi i djathit Merrej me djathëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DJATHËSHÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shet djathë. Djathëshitës në treg.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DJATHËSHÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që shet djathë. Punonte si djathëshitëse në një dyqan bulmeti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DJATHËZËNËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që zë djathin në stan a në baxho; djathar, djathëpunues; baxhoxhi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.