Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DJALLÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. keq. Vajzë a grua shumë e prapë, ngatërrestare e smirëzezë, djalle; mistrece. Si një djallushë plakë.
2. edhe përk. Vajzë a grua shumë e zgjuar, e mprehtë dhe e shkathët. Është djallushë e madhe.
✱Sin.: djalle, djallucë, shejtane, dreqnushë, dreqe, sherrete, mistrece.
DJALLÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. I vogli i djallit; djall i vogël. Po ajo e qeshur në sytë e tij prej djallushi.
2. bised., keq. Djalë (zakonisht i mitur) shumë i prapë, ngatërrestar e smirëzi; mistrec. I kujt është ky djallush? - mendoi.
3. bised., edhe përk. Djalë (zakonisht i mitur) shumë i zgjuar, i mprehtë e i shkathët. Një buzëqeshje ndriçoi fytyrën prej djallushi të fëmijës së bukur.
✱Sin.: djall, shejtan, dreq, sherret, mistrec.
DJALLÚC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Djallushë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJALLÚSH,~E mb., bised. 1. keq. Shumë i keq, ngatërrestar e smirëzi (zakonisht për njerëz që janë në moshë të re).2. edhe përk. Shumë i zgjuar, i mprehtë e i shkathët (zakonisht pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →DJALLÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. I vogli i djallit; djall i vogël. Po ajo e qeshur në sytë e tij prej djallushi.2. bised., keq. Djalë (zakonisht i mitur) shumë i prapë, ngatërres…
Shfaq përkufizimin e plotë →DJALLÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. keq. Vajzë a grua shumë e prapë, ngatërrestare e smirëzezë, djalle; mistrece. Si një djallushë plakë.2. edhe përk. Vajzë a grua shumë e zgjua…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë