Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DJALLÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. E prish aq keq diçka sa s’ndreqet më ose është vështirë të rregullohet, e bëj më keq a e shkatërroj krejt në vend që ta ndreq, e katranos; e shpie në një gjendje të keqe, e bëj për djall. E djallosi punën. E djallosi fare.
✱Sin.: dreqos, përdreqnoj, fëlliq, prish, qelb, nxiros, katranos, sterroj, dhjes
►DJALL/ÓSEM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Bëhem keq e më keq, bie në një gjendje shumë të rëndë a të vështirë; prishem, shkatërrohem a pësoj një dëm shumë të madh. U vra e u dj…
Shfaq përkufizimin e plotë →DJALLÓSJ/E,~A f. Veprimi kur djallos diçka. Djallosje e bisedës.✱Sin.: dreqosje, nxirosje, katranosje, sterrosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →DJALLÓSUR (i, e) mb., bised. Që është prishur e shkatërruar aq keq sa s'ndreqet më ose është vështirë të rregullohet; që është bërë më keq a është shkatërruar krejt në vend që të n…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë