Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÍZ/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Gjalmi që shërben për të mbajtur shtrënguar pas këmbës tirqit, çorapet etj. Dizgje të mëndafshta. Dizgje të kuqe (të zeza). Dizgje me xhufka.
2. Shirit a rrip i ngushtë, zakonisht prej leshi, që shërben për të lidhur foshnjën në djep; rrip i ngushtë; kordele. I lidhur me dizgje. Qese me dizgë mëndafshi.
✱Sin.: dizg, gjalmë, ndrizë, baç, çimboskë, urje, retër, brez.
DIZGJÍN,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT Rripat e frerit të kalit; fre; kapistër. Dizgjinët e kalit.✱Sin.: fre, kapistër, ngojëz, gojëz.♦ Mban dizgjinët (dikush) shih mban frerët (dikush).…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIZGÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Secili prej dejeve në të dy anët e kupës së gjurit (te kafshët). Dizgoret e gjurit. Dejet e dizgores.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÍZG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dizg. Dizgë djepi. E lidhi me dizgë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë