Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DIVORCÚAR (i, e) mb., libr. 1. I ndarë me gjyq, i shkurorëzuar nga bashkëshorti a nga bashkëshortja. Çift i divorcuar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Numri i të divorcuarve (i të divorcuarave).
DIVÓRC,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Zgjidhje ligjore e martesës; shkurorëzim, ndarje. E drejta e divorcit. Shkaqet e divorcit. Bëri (kërkoi) divorc.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIVORCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi kur divorcoj dikëj; shkurorëzim, ndarje, zgjidhje martese. Divorcimi i çiftit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DIVORC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., vetv. Ndahem me gjyq, shkurorëzohem nga bashkëshorti a nga bashkëshortja.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIVORC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Zgjidh martesën, ndaj me gjyq, shkurorëzoj bashkëshortin a bashkëshorten. Urdhëroi djalin e tij ta divorcojë atë. E pret derisa ai ta divorco…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë