Fjalori
DITËLINDJE

DITËLÍNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Dita e lindjesdikujt; kremtimi i kësaj dite çdo vit; datëlindje. Ditëlindja e vajzës (e djalit, e shokut). Dhuratë për ditëlindjen. Ka ditëlindjen. I festuan ditëlindjen. -Gëzuar ditëlindjen!
2. fig. Dita e krijimit a e themelimitdiçkaje (të një organizate etj.); kremtimi i kësaj dite çdo vit; datëlindje.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.