Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DISTRIBUTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. 1. Mekanizëm i vogël në një makinë, që shërben për të shpërndarë rrymën elektrike nëpër cilindrat, sipas radhës së punës së motorit. Distributori i makinës. Boshti i distributorit.
2. ek. Agjenci a biznes qendror që shpërndan mallra me shumicë në dyqane dhe në biznese të tjera; shpërndarës me shumicë. Distributor për Shqipërinë. Distributori kryesor.
3. Mjet ose pajisjeje që përdoret për të shpërndarë një lëndë a produkt të veçantë. Distributor i benzinës pikë furnizimi me benzinë për automjete. Distributor automatik makinë që nxjerr një artikull të vogël, si një ushqim të gatshëm, shishe me ujë, kanaçe me pije, kafe, cigare etj., kur në të futët më parë një monedhë.
DISTRIBUCIÓN,~I m., libr. Shpërndarje. Teknika moderne të distribucionit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DISTRIBU/ÓHET vep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Shpërndahet. Ky produkt distribuohet lehtë në të gjithë tregun.2. pës. e DISTRIBUÓJ. Është distribuuar nga një firmë e njohu…
Shfaq përkufizimin e plotë →DISTRIBU/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Shpërndaj, përndaj. Ata që i fabrikojnë dhe i distribuojnë këto produkte.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISTRIBUÚAR (i, e) mb. I shpërndarë, i përndarë. Mallra të distribuuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISTRÍKT,~I m. sh. ~E, ~ET Ndarje e vogël administrative në disa vende, brenda një ndarjeje territoriale më të madhe, pak a shumë si një rreth; krahinë, provincë. Distrikti më i po…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë