Fjalori
DISKUTOJ

DISKUT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E rrah një çështje me të tjerë, duke shkëmbyer lirisht mendimet për ta zgjidhur sa më mirë, e shtroj diçka për shqyrtim në një grup njerëzish për të marrë mendimin e tyre.
2. jokal. Shkëmbej lirisht e hapur mendime me dikë për diçka, marr pjesë në rrahjen e mendimeve për të zgjidhur një çështje; shpreh pikëpamjet e mia kur shqyrtohet një çështje. Diskutuan një çështjerëndësishme. Diskutuan projektet e reja. Diskutuangjithë. Diskutoi mirë (keq, drejt). -Kush do të diskutojë?
3. jokal. Mendoj se diçka nuk është plotësisht e vërtetë, e sigurt a e drejtë, nuk jam plotësisht i bindur për diçka, e vë në dyshim; e quajdiskutueshme. Nuk e diskuton njeri. S'ka njeri që e diskuton këtë. - As mos e diskuto! - Ç’e diskuton?


Rezultate të ngjashme

DISKUTÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Diskutues, ai që flet, ai që diskuton. Shumica e diskutantëve. Lista e diskutantëve. Emrat e diskutantëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DISKUTÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Diskutuese, ajo që flet, ajo që diskuton. Janë dhe dy diskutante në listë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DISKUTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur diskutoj diçka; rrahje e një çështjeje me të tjerë, nëpërmjet shkëmbimit të lirë të mendimeve Diskutimi i një problemi. Çështje në diskuti…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DISKUT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Nuk është e prerë ose plotësisht e sigurt, është e diskutueshme (për diçka). Kjo nuk diskutohet. Të diskutohet mirë (drejt, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DISKUTÚAR (i, e) mb. Që është shqyrtuar, është analizuar ose është trajtuar përmes një bisede a debati, duke përfshirë pikëpamje të ndryshme dhe duke arritur në mirëkuptim ose në n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DISKUTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merr pjesë në një diskutim, ai që diskuton. Pati shumë diskutues. Diskutuesit e miratuan njëzëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DISKUTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë në një diskutim, ajo që diskuton. Pati shumë diskutuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DISKUTÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që nuk është plotësisht i vërtetë, i sigurt ose i drejtë, që s’të bind plotësisht, që vihet në dyshim e mund të kundërshtohet; kund. i padiskutueshëm.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.