Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DISKUTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur diskutoj diçka; rrahje e një çështjeje me të tjerë, nëpërmjet shkëmbimit të lirë të mendimeve Diskutimi i një problemi. Çështje në diskutim. Shtruan për diskutim. Hyj në diskutim me dikë. Njerëzit njihen në diskutim dhe në rrugë. (fj. u.).
2. Tërësia e mendimeve dhe e pikëpamjeve që paraqit dikush ose që paraqitin një varg njerëzish për një çështje që shqyrtohet. Diskutim popullor. Diskutim i gjerë (i thellë, i drejtë, i mirë, i hapur, i lirë, i zjarrtë). Diskutim shkencor. Diskutim me shkrim (me gojë). Nisën (vazhdojnë, u mbyllën) diskutimet. Ndjek diskutimet. Lindën diskutime.
♦ Nuk e vë në diskutim (diçka) libr. e marr diçka si të ditur, si të vetëkuptueshme, si të zgjidhur, si të vendosur a si të prerë; e quaj të mbyllur, nuk pranoj ta rimarr; i vë kapakun (diçkaje).
DISKUTÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Diskutues, ai që flet, ai që diskuton. Shumica e diskutantëve. Lista e diskutantëve. Emrat e diskutantëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISKUTÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Diskutuese, ajo që flet, ajo që diskuton. Janë dhe dy diskutante në listë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DISKUT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Nuk është e prerë ose plotësisht e sigurt, është e diskutueshme (për diçka). Kjo nuk diskutohet. Të diskutohet mirë (drejt, …
Shfaq përkufizimin e plotë →DISKUT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E rrah një çështje me të tjerë, duke shkëmbyer lirisht mendimet për ta zgjidhur sa më mirë, e shtroj diçka për shqyrtim në një grup njerëzish për…
Shfaq përkufizimin e plotë →DISKUTÚAR (i, e) mb. Që është shqyrtuar, është analizuar ose është trajtuar përmes një bisede a debati, duke përfshirë pikëpamje të ndryshme dhe duke arritur në mirëkuptim ose në n…
Shfaq përkufizimin e plotë →DISKUTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merr pjesë në një diskutim, ai që diskuton. Pati shumë diskutues. Diskutuesit e miratuan njëzëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISKUTÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë në një diskutim, ajo që diskuton. Pati shumë diskutuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISKUTÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që nuk është plotësisht i vërtetë, i sigurt ose i drejtë, që s’të bind plotësisht, që vihet në dyshim e mund të kundërshtohet; kund. i padiskutueshëm.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë