Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DISKÚRS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Shprehje formale, e rregullt dhe zakonisht e zgjatur e mendimit mbi një temë të caktuar. Diskurs mbi ndikimin e mediave. Diskurs solemn mbi paqen dhe unitetin kombëtar. Diskursi i opinionistëve. Diskursi i kryeministrit. Diskurs i hollësishëm filozofik.
2. gjuh. Të folurit ose të shkruarit e lidhur; përdorimi i gjuhës në kontekst shoqëror, kulturor dhe ideologjik; mënyra se si njerëzit ndërtojnë kuptim nëpërmjet gjuhës në situata reale. Diskurs i strukturuar qartë. Diskurs narrativ. Diskurs informativ. Diskurs i shkurtër. Diskurs dialogjik. Diskurs përshkrues. Diskurs i mirëstrukturuar. Diskurs akademik. Diskurs tematik. Universi i diskursit.
DISKURSÍV,~E mb. Që ka të bëjë me diskursin; i diskursit. Tekst diskursiv. Gjetje e zgjuar diskursive. Akte diskursive. Zhanre diskursive. Ligjërim diskursiv. Rrafshe diskursive. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →DISKURSIVITÉT,~I m., libr. Mënyrë sesi një dukuri, ide, ose temë shprehet, strukturohet dhe interpretohet në gjuhë apo në tekste. Diskursivitet formal (akademik, profesional). Disk…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë