Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DISIPLIN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E detyroj dikë t’i nënshtrohet disiplinës. Disiplinoi veten (nxënësit, fëmijët, klasën).
2. E bëj diçka të zhvillohet në një mënyrë a në një drejtim të caktuar; kontrolloj; e kufizoj në sjellje e në veprime. Disiplinuan lumenjtë (përrenjtë) i bënë të rrjedhin në një shtrat të caktuar e të kontrolluar. Disiplinojmë përdorimin dhe mbrojtjen e këtyre armëve. Të disiplinojë punën në fushën e projektimit të ndërtimeve.
DISIPLINÍM,~I m. 1. Nënshtrim ndaj disiplinës; zbatim i kërkesave të disiplinës. Disiplinimi i nxënësve. Disiplinimi i punëtorëve për zbatimin e orarit.2. Zhvillimi i diçkaje në nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DISIPLIN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. I nënshtrohem disiplinës, nuk e shkel disiplinën, bëhem i disiplinuar; me bëhet shprehi disiplina.2. pës. e DISIPLINÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISIPLINÓR,~EI mb. 1. Që lidhet me disiplinën; i disiplinës. Edukim disiplinor. Shkelje disiplinore.2. Që synon të vendosë a të forcojë disiplinën. Komision disiplinor. Masa disipl…
Shfaq përkufizimin e plotë →DISIPLINÓR,~EII mb. Që ka të bëjë me një degë të diturisë, të artit, të shkencës etj.; i disiplinës shkencore. Kërkesat disiplinore. Kritere disiplinore.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISIPLINÚAR (i, e) mb. 1. Që zbaton me përpikëri rregullat e disiplinës, që nuk shkel disiplinën; që i është bërë shprehi disiplina, i bindur; kund. i padisiplinuar. Nxënës (studen…
Shfaq përkufizimin e plotë →DISIPLINÚES,~E mb. Që ka për qëllim të vendosë disiplinën, që disiplinon; disiplinor. Masë disiplinuese. Rol disiplinues. Forcë disiplinuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISIPLINÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të disiplinohet, që mund t'i nënshtrohet disiplinës; i disiplinuar. Klasë e disiplinueshme. Çmime të disiplinueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →DISIPLÍN/Ë,~AI f. Zbatim i rreptë, i përpiktë e i detyrueshëm i ligjeve, i kërkesave etj.; bindja a shprehia për zbatimin e tyre; rregulli që vendoset nga zbatimi i tyre. Disiplinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →DISIPLÍN/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Degë e një shkence, e një diturie, e një veprimtarie etj. Disiplinat mjekësore (gjuhësore).2. Lloj i caktuar sporti. Disiplinat e atletikës …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë