Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DISHARMONÍK,~E mb. [lexo: DIS-HARMONÍK] 1. muz. Që i mungon harmonia; që shfaq mungesë të harmonisë ose të ndërveprimit të drejtë midis elementeve të caktuara në një kompozim muzikor; kund. harmonik. Akord disharmonik.
2. gjuh. I paharmonishëm, keqtingëllues. Asimilim disharmonik i tingujve.
3. libr. Që nuk përputhet, që nuk pajtohet, që ka mosmarrëveshje e mungesë bashkëpunimi. Marrëdhënie disharmonike që çuan në konflikt.
4. libr. I shpërpjesëtuar; që i mungon përpjesëtimi; që nuk është në përpjesëtim me diçka tjetër. Raporte disharmonike të ngjyrave. Dekorimi disharmonik i dhomës.
DISHARMONÍ,~A f. sh. ~, ~TË [lexo: DIS-HARMONÍ] 1. muz. Mungesë e harmonisë ose e ndërveprimit të drejtë midis elementeve të caktuara; mospërshtatshmëri ose mungesë përsosmërie në …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë