Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DIPLOMÁT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. dipl. Ai që merret me diplomaci; i ngarkuar nga qeveria për ta përfaqësuar atë në marrëdhëniet me botën e jashtme, përfaqësues diplomatik. Diplomat i zoti. Diplomatët e huaj. Takim diplomatësh. Sipas diplomatëve dhe analistëve.
2. fig., bised. Ai që vepron me mënyra të stërholluara, me mjeshtëri, me shkathtësi a me dredhi të hollë ose me një takt të veçantë për të zgjidhur një çështje, për t'ia arritur një qëllimi. E zgjidhi çështjen me qetësi si diplomat i madh që është. Veproi si diplomat i vjetër.
DIPLÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dokument zyrtar si dëshmi kur mbaron një shkollë të mesme, të lartë a një kurs të posaçëm; dokument për një veprimtari të shquar në një fushë të caktuar. Diploma e universitetit. Diplomë agronomi (gjeologu, mjeku, mësuesi, tekniku). Me (pa) diplomë. Mori diplomën u diplomua.
2. Studim a projekt në mbarim të shkollës ose të kursit, që mbrohet para një komisioni. Punim diplome. Tema e diplomës. Projekti i diplomës. Përgatit (shkruan, mbron) diplomën.
3. Dokument zyrtar që i jepet një punonjësi si dëshmi kur merr një gradë shkencore a një titull shkencor. Diplomë për gradën “doktor i shkencave” (për titullin “profesor”).
4. Dokument që i jepet një njeriu, një organizate etj. për veprimtari të shquar në një fushë të caktuar. Diplomë nderi. Diploma e kampionit. U nderuan me diplomë.
DIPLOMÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. dipl. Ajo që merret me diplomaci; përfaqësuese diplomatike. Diplomate e zonja. Diplomate e huaj.2. fig., bised. Ajo që vepron me mënyra të stërholl…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIPLOMATÍK,~E mb. 1. Që lidhet me diplomacinë, i diplomacisë; që merret me diplomaci. Marrëdhënie diplomatike. Përfaqësues diplomatik nëpunës i ngarkuar nga qeveria për ta përfaqës…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIPLOMATÍK/Ë,~A f., libr. Mjeshtëri e deshifrimit të shkrimeve të lashta; studim kritik i dokumenteve të vjetra, për të përcaktuar vërtetësinë, origjinën dhe autorësinë e tyre. Stu…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIPLOMACÍ,~A f. 1. Veprimtaria që zhvillon një qeveri nëpërmjet organeve të caktuara për të zbatuar politikën e jashtme të shtetit të vet; organet dhe nëpunësit që merren me këtë v…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIPLOMÁNT,~E mb. 1. Që përgatit e mbron një diplomë në mbarim të shkollës ose të një kursi; që diplomohet në një program studimi a në një fakultet të një universiteti. Studentët di…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIPLOMÍM,~I m. Veprimi kur diplomoj dikë a kur diplomohem; marrje a dhënie e diplomës. Diplomimi i studentëve. Me rastin e diplomimit. Ceremonia e diplomimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DIPLOM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr diplomën, e cila vërteton se kam mbaruar një shkollë të mesme a të lartë ose një kurs të posaçëm; kryej një shkollë të mesme a të …
Shfaq përkufizimin e plotë →DIPLOM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E nxjerr si specialist në një fushë të caktuar dhe e pajis me diplomë pasi ka mbaruar një shkollë të mesme a të lartë ose një kurs të posaçëm. Diplo…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIPLOMÚAR (i, e) mb. 1. Që ka marrë diplomën pasi ka mbaruar një shkollë të mesme a të lartë ose një kurs të posaçëm. I diplomuar për inxhinieri. Studentë (nxënës) të diplomuar.2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DIPLÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Dokument zyrtar si dëshmi kur mbaron një shkollë të mesme, të lartë a një kurs të posaçëm; dokument për një veprimtari të shquar në një fushë të caktu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë