Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DINAMÍK/Ë,~A f. 1. mek. Degë e mekanikës, që studion ligjet e lëvizjes së trupave në lidhje të ngushtë me forcat që veprojnë mbi ata. Parimet (ligjet) e dinamikës.
2. libr. Të qenët në lëvizje, ecuria e zhvillimit dhe e ndryshimit të një dukurie nën ndikimin e vepruesve të jashtëm e të brendshëm; lëvizje, veprim i gjallë; të qenët dinamik. Dinamika e jetës (e punës, e ngjarjeve). Dinamika e zhvillimit. Dinamika e kohës. Dinamika e rritjes së diçkaje. Dinamika e valleve (e këngëve). Dinamika e lëvizjeve greviste.
DINAMÍK,~E mb. 1. mek. Që lidhet me dinamikën si shkencë; i dinamikës; kund. statik. Forcë (ngarkesë) dinamike. Teoria dinamike. Gjeologjia dinamike pjesë e gjeologjisë, e cila stu…
Shfaq përkufizimin e plotë →DINAMÍT,~I m. Lëndë plasëse që përbëhet nga nitroglicerina dhe nga disa lëndë të tjera të përziera me të dhe që përdoret për të hedhur në erë a për të çarë shkëmbinj, në industrinë…
Shfaq përkufizimin e plotë →DINAMIZÍM,~I m. Veprimi kur dinamizoj dikë a diçka; të bërët dinamik; gjallërim. Është në funksion të dinamizimit të rrjedhës së kohës. Në dinamizim të vazhdueshëm. Dinamizim i mar…
Shfaq përkufizimin e plotë →►DINAMIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem më dinamik.
Shfaq përkufizimin e plotë →DINAMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj më dinamik dikë a diçka. Dinamizojnë pulsin dhe intensitetin e rrëfimit. Arti e dinamizon botën. Po dinamizojnë ritmet e tyre.2. E bëj më …
Shfaq përkufizimin e plotë →DINAMIZÚAR (i, e) mb. Që është bërë më dinamik. Sot çdo gjë është e dinamizuar. Shtrihet mes dy paraleleve të dinamizuara. Ritëm i dinamizuar. Prova laboratorike të dinamizuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →DINAMÍZ/ËM,~MI m. Të qenët dinamik; forcë e veçantë, vrull e gjallëri që karakterizon dikë a diçka. Dinamizmi i jetës (i zhvillimit). Dinamizmi i valleve (i këngëve, i melodive). D…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë