Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DIN,~I m., fet., bised. Besim, fe, besë. Prishi din e iman. Kish dalë prej dini e prej imani nuk kish me as fe as besë, nuk besonte më. Din e iman, e plakën pranë (fj. u).
♦ Me din e me iman me të vërtetë; me të gjitha forcat dhe mundësitë, pa kursyer asgjë; me gjithë zemër. S’ka din e iman (dikush) është i pamëshirshëm, është i pashpirt e i pacipë; s’ka as ndërgjegje e as turp që ta pengojë për të mos bërë diçka të keqe. S’i la din e iman (dikujt) bised. s’i la gjë pa thënë, ia numëroi të gjitha; ia nxori bojën; e bëri për pesë (për dy) para (dikë); ia bëri lëkurën për pesë (për dy) para. E solli (e pruri) në din (dikë) bised. shih e solli në rrugë të drejtë (të mbarë) (dikë).
DINÁK,~E mb. 1. Që vepron a që sillet në mënyrë dhelparake, që përdor dredhi për t'ia arritur një qëllimi, dhelparak, sikur ka dhelprën në bark. Dinaku hyn në pus e del pa u lagur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →DINÁMO,~JA f. sh. ~, ~T tek. Makinë që shndërron energjinë mekanike në energji elektrike, gjenerator elektrik. Dinamo dore. Dinamo automobili (biçiklete). Dinamo me rrymë të vazhdu…
Shfaq përkufizimin e plotë →DINÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njësia monetare bazë e ish-Jugosllavisë, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut, e Maqedonisë së Veriut etj.; monedhë që ka këtë vlerë. Dinari maqedonas.2. vj…
Shfaq përkufizimin e plotë →DINÁST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Monark, sundimtar trashëgimtar i një dinastie. Dinastë të pavarur.
Shfaq përkufizimin e plotë →DING ndajf. 1. Plot; ngjeshur; dëng; plot e përplot, sa nuk nxë më, dingas; shumë (me mbiemrat “i mbushur”, “i ngopur” etj.) U bë ding me të ngrëna e të pira. I mbushur ding.2. Me …
Shfaq përkufizimin e plotë →DING onomat. Përdoret për të dhënë zhurmën e goditjes së diçkaje të fortë. I bëri koka ding nga zhurma e madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÍNGAS ndajf. Ding. Anijet e mbushura dingas me njerëz. E kishte mbushur gojën dingas me karamele.
Shfaq përkufizimin e plotë →DÍNGO,~JA m. sh. ~, ~T zool. (lat. Canis lupus dingo) Qen i egër, i përshtatur në mjedisin e zonës së thatë dhe në pyjet e Australisë, që konsiderohet një hallkë mes ujkut dhe qeni…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÍNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Punishte e vogël për prodhimin e barutit. Ngriti për herë të parë dingat e barutit. U rrënuan dingat e tjera. Ndahej vija e ujit për mullijtë dhe për…
Shfaq përkufizimin e plotë →DÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Njësi bazë për matjen e forcës në mekanikë, e barabartë me forcën që duhet për t'i dhënë një mase prej një grami nxitimin një centimetër në sekondë në …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë