Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DIMËRÓR,~E mb. 1. Që i përket dimrit, i dimrit; që bëhet në dimër, që vijon gjatë dimrit; që është karakteristik për stinën e dimrit. Pushimet dimërore. Gjumë dimëror letargji. Sportet dimërore lloje të sportit mbi dëborë ose mbi akull. Spërkatje (krasitje) dimërore.
2. Që piqet vonë e që ruhet për dimër; që rritet, që lulëzon, që gjelbëron, që jep prodhim etj. në dimër. Dardhë (mollë) dimërore. Pjepër (rrush) dimëror. Perime dimërore. Lule dimërore. Kullota (livadhe) dimërore.
3. Që përdoret ose që mbahet gjatë dimrit. Rroba (veshje) dimërore.
DIMËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dardhë që rron gjatë dhe piqet në dimër. I pëlqente shumë dimëroret.2. Dhomë me zjarr, ku rrihet zakonisht në dimër. Flinin zakonisht në dimërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DIMËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Kalohet dimri. Këtu s’dimërohet.2. pës. e DIMËRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kaloj a shkoj dimrin në një vend (kryesisht për dikë që vjen nga një vend tjetër me bagëti, me bletë etj.). Dimëruan në fushë (në mal, në vërri)…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIMËRÓSUR (i, e) mb. 1. Dimëror. Pamje e dimërosur. Ngjyrë e dimërosur.2. I strukur a i rrëgjuar nga dimri. Zëri i bulkthave të dimërosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë