Fjalori
DIMËR

DÍM/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Stina e katërt dhe më e ftohtë e vitit, që vjen pas vjeshtës (në gjysmërruzullin verior fillon me 22 dhjetor e mbaron me 21 mars); kund. verë; behar. Dimër i ftohtë (i butë, i egër, i ashpër). Dimër i gjatë. Dimër me dëborë. Këtë dimër. Tërë dimrin. Në dimër. Në mes të dimrit. Para (pas) dimrit. Stina e dimrit. Shirat (të ftohtët) e dimrit. Acari (thëllimi) i dimrit. Pushimet e dimrit për nxënësit a për studentët). Rrobat e dimrit. Netët e dimrit. Lule dimri (bot.). Zog dimri (zog bore) (zool.). Hyri (doli, filloi, mbaroi) dimri. E hodhën (e kaluan, e kapërcyen) dimrin. Mbledh (ruaj) për dimër. Dimri ha beharin. (fj. u.). Dielli i dimrit gënjen vetëm lulet e bajames. (fj. u.).
2. Muajt më të ftohtëvitit; kund. verë, behar. Dimër e verë gjatë gjithë vitit, në çdo kohëvitit, vazhdimisht. Doli vera e hyri (erdhi) dimri. Vjeshta e thatë ka dimërmadh. (fj. u.). Dimrit iu bëj gati që në behar, e beharit që në dimër. (fj. u.).
3. Kohë e ftohtë dhe e keqe, zakonisht me dëborë; kund. behar. Bën dimër. Ç'është ky dimër që na zuri! Dimri ha gurë. (fj. u.). Dimri zbraz hambarët. (fj. u.).
4. si ndajf. (në r. dh. të numrit njëjësshquar). Gjatë dimrit, në dimër. Dimrit shtegtoninfusha. Zbrisnin dimrit.
M’u dimër i dytë (dikush) keq. mërziti shumë, më është ngjitur pas e nuk më lë rehat; m’u pleshtvesh; m’u pullë; m’u baltë pas këpuce; m’u bajgë pas opinge bised.; m’u pallaskë pas brezit. Ta bën dimrin *behar (verë) (dikush). S’i bën koka dimër (dikujt) keq. nuk i bëhet vonë për asgjë, e merr jetën si t’i vijë, nuk shtie merak; nuk e vret shumë mendjen (dikush); s’e bën qejfin qeder (dikush). Më sa dëgjohet *qyqjadimër. Kërkon *thana (dardha, rrush, fiq) në dimër (në shënëndre) (dikush). I lulëzon (i lulon) *bahçja (edhe) në dimër (dikujt). I mbushet bahçja me *bar edhedimër (dikujt). Na rrofsh për dimër (se për verë jemi vetë)! iron. ta kemi nevojënkushtevështira dhe jo atëherë kur nuk na duhesh, na ndihmo kur kemi nevojë ne edhevështirësi.


Rezultate të ngjashme

DIMËRÁK,~E mb. 1. Që piqet në dimër; që jeton, ruhet edhe në periudhën e dimrit. Pjepër dimërak. Rrush dimërak.2. fig. Që ka lindur në stinën e dimrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Fringilla montifringilla; fritigilla coelebs) Zog bore; borës; zborak.2. bot. Frutë që piqet në dimër. Preu një dimërak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur dimëroj (kryesisht për dikë që vjen nga një vend tjetër me bagëti, me bletë etj.) Bën dimërimin. Përgatitet për dimërim. U nis për dimërim.2. Dërgim i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËRKÉQ,~E mb. Që është shumë i ftohtë, i acartë dhe me borë. Mot dimërkeq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kaloj a shkoj dimrin në një vend (kryesisht për dikë që vjen nga një vend tjetër me bagëti, me bletë etj.). Dimëruan në fushë (në mal, në vërri)…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËRÓR,~E mb. 1. Që i përket dimrit, i dimrit; që bëhet në dimër, që vijon gjatë dimrit; që është karakteristik për stinën e dimrit. Pushimet dimërore. Gjumë dimëror letargji. Spo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËRÓR,~I m., vjet. Dhjetor. U mblodhën në dimëror.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËRÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dardhë që rron gjatë dhe piqet në dimër. I pëlqente shumë dimëroret.2. Dhomë me zjarr, ku rrihet zakonisht në dimër. Flinin zakonisht në dimërore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËRÚES,~E mb. Që kalon dimrin; që përballon të ftohtët e dimrit, që i qëndron kohës së keqe të dimrit. Zogj dimërues. Kandërr dimëruese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIMËRÚJK,~U m. Dimër i vështirë, dimër i egër. Sivjet kaluam një dimërujk.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.