Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DIKTÚAR (i, e)II mb. 1. Që është i dhënë me diktim (zakonisht në tekst), në mënyrë që nxënësit të shkruajnë bukur e pa gabime. Tekst i diktuar.
2. I detyruar nga kushtet a rrethanat. Kjo ishte e diktuar nga kushtet objektive të kohës. Vështirësi të diktuara nga ekonomia e tregut. Sjellje e diktuar nga rregullat shoqërore.
DIKT/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lexoj a them diçka qartë, ngadalë, shkoqur e me zë të lartë, në mënyrë që dëgjuesi të arrijë ta shkruajë ose ta mësojë mirë; lexoj një tekst në klasë fjalë për fjalë, qartë, ngadalë e me zë të lartë, në mënyrë që nxënësit të shkruajnë bukur e pa gabime, të ushtrohen për të përvetësuar drejtshkrimin etj. U diktoi ligjëratën (tekstin, pyetjet). Dikton me zë të lartë.
2. I kërkoj dikujt të bëjë medoemos atë që dua unë, pa marrë parasysh vullnetin ose dëshirën e tij, e detyroj dikë të veprojë si i them unë. I dikton vullnetin. U diktoi kushtet. U diktoi një marrëveshje të pabarabartë. U diktoi afatin. Ua diktojnë rrethanat (kushtet). Ua dikton nevoja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë