Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Vjen, derdhet (uji); buron, del; rrjedh. Dikon lumi (përroi).
2. jokal., vet. v. III Pikon; rrjedh. Dikon djersa. Po dikon shi. Dikojnë pikat e ujit.
3. kal. Derdh diçka pak e nga pak, derdh pika-pika (sidomos nga enët që e kanë grykën të ngushtë). Dikon ujin.
DIKÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Këmishë me mëngë të shkurtra për gra. Kishte veshur një dikollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIKOTÓM,~E mb., libr. I ndarë në dy pjesë ose në kategori të kundërta; i dyzuar. Shoqëria moderne paraqitet gjithnjë e më dikotome: teknologji dhe natyrë, individualizëm dhe komuni…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIKOTOMÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Ndarje e qartë në dy pjesë ose në kategori të kundërta që përjashtojnë njëra-tjetrën. Dikotomia midis bashkësive rurale dhe urbane. Ndarja midis …
Shfaq përkufizimin e plotë →DIKOTOMÍK,~E mb., libr. Dikotom. Të mendosh në mënyrë dikotomike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë