Fjalori
DIJE

DÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e njohurive pak a shumë sistematike, që dikush ka përvetësuar në një fushëcaktuar; gjithçkadihet për botën që na rrethon, njohuri; dituri, shkencë; kund. padije. Dijethella (të shumta, të plota, të sakta). Dije shkencore. Dijet e nxënësit. Përhapja e dijes. Kontrolli (vlerësimi) i dijeve. Në lëmin e dijes. Dashuria për dijen. Ka nevojë për dije. Shton dijet. Merr dije. Flet me dije flet me urti, me arsyeshëndoshë. Shet dije (keq.) shet mend, hiqet i ditur. Dijet e mëdha janëfjalëshkurtra. (fj. u.). Dija është dritë, padija terr. (fj. u.). Dija nuk falet, po fitohet. (fj. u.).
2. bised. Dijeni, njoftim. Vë në dije njoftoj. Ështëdijepunës.
Sin.: njohuri, dituri, dijeni, njoftim.

DIJË

DÍJ/Ë,~A f. Dije.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DI
DI

DI vep., ~TA, ~TUR kal. 1. Kam njohuri pak a shumëplota ose të veçanta për diçka, e njoh mirë diçka pasi e kam parë, e kam dëgjuar, e kam studiuar etj.; e kam mësuar diçka, e zotëroj. Di dy gjuhë. E di drejtshkrimin. E di mirë shqipen (frëngjishten, anglishten...). E di mirë rolin. E di zanatin e vet. E di përmendsh (ujë, për fije, në majëgishtave, me sy mbyllur) e di shumë mirë. S’e di si duhet. Aq di, aq bën. Më mirëdish se të kesh. (fj. u.). E di gomari ku e vret samari. (fj. u.). E di mesi se ç'ka thesi. (fj. u.). Njeriu që nuk di, turbullon ujin që pi. (fj. u.). E di mirë se kush është. S’di gjë ende. Se di pse u zemërua. Do të dijë gjithçka. E di gjendjen. Siç e di... S’di ç'të them. S'e di ç'kanë vendosur. Me sa di unë ngadhënat a njoftimetkam unë, nga ç'kam dëgjuar e ç'kam marrë vesh unë. - E di rrugën? - Di ndonjë mënyrë tjetër?

2. Jam i zoti për të bërë diçka, kam aftësitë e shprehitë e nevojshme për t'i dalëkrye një pune (me një foljemënyrën lidhore). Di të lexojë (të shkruajë, të vizatojë). Di të notojë. Di t'i bjerë violinës (çiftelisë, pianos...). Di ta rregulloj (ta ndreq). Di të drejtojë (të udhëheqë). Di të sillet. Di të jetojë. Di të arsyetojë. Di ta përmbajë veten. Nuk di të lidhë dy fjalë (bashkë) s'është i aftë t'i shprehë qartë mendimet, mezi flet.

3. Jam i vetëdijshëm për diçka, e kuptoj mirë diçka, ia njoh vlerën e rëndësinë, e çmoj; ruaj masën a kufijtë. Di se ç’bën. E di detyrën time. Ia di vlerën. E di vendin tim. E di masën. As vetë s'e di se ç'kërkon. E di, ai ka shumë punë, por... Kur s’e ke një gjë, atëherë ia di kimetin. (fj. u.).

4. E njoh, e kam provuar a e kam përjetuar diçka. S’e di ç’është rakia (duhani). E di ai ç’është varfëria (uria). S’dinte ç’ishin përkëdheljet. S’dintengopur nuk ngopej kurrë.

5. edhe jokal. Jamgjendjekuptoj diçka, marr vesh; kuptoj. Di diçka nga muzika (nga piktura). E bëri pa e ditur. S’ditën nga ikën ikënshpërndarë. -E di ç’të bëj unë?

6. zakon. moh. (edhe me foljen dua). Nuk i nënshtrohem diçkaje a dikujt, nuk pyes për të, nuk e përfill, nuk trembem, nuk thyhem; nuk merrem kurrë me diçka, nuk e bëj asnjëherë diçka. Nuk di ç’është frika nuk ka frikë fare. S’di ç’është rreziku. Nuk di ç'është gënjeshtra nuk gënjen kurrë. Nuk di ç’është pushimi nuk pushon asnjëherë. Nuk do t’ia dijë ngaftohtët (nga shiu, nga dëbora, nga balta). S’donin t’ia dinin. Ku do t'ia dijë ai!

7. Pandeh, kujtoj; besoj; mendoj. E dinin njëri-tjetrinvrarë. E kam ditur njeri me mend. E dinim për njerimirë. Unë kështu e dija.

8. Ngulitmend; mësoj. - Dije mirë. – T’i dish numrat përmendsh. - Dije se ai është shoku im.

Sin.: njoh, çmoj, kuptoj, pandeh, kujtoj, besoj, mendoj, mësoj.

Një *avaz di (dikush). S’di tjetër *avaz (dikush). E di edhe *bufi! (diçka) tall. Ia di (ia njoh) *burmat (dikujt a diçkaje). I di *bytha (dikujt) tall. vulg. Ia di *çarkun (dikujt). Nuk di *fjalë (dikush). Ia di *gjuhën (dikujt). E di Gjoni çfarë ka *trasta (thesi). S’di *këngë tjetër (dikush). Ia di *kimetin (dikujt a diçkaje). Kjo *kockë e di! I di *koka (dikujt). Ia di *kokën (dikujt). S’di *ku të futet (dikush). Nuk di (nuk njeh, nuk ka) *kufi (dikush a diçka). I di *lëkura (dikujt). Ku ta dish? ndoshta, mbase. Di ku *shkel (dikush). E ku di unëmospërf. e të tjeratilla; e plottjera, që s’kanë rëndësi, që s’më interesojnë. E di ç’ke ti? fj. ndërm. përdoret për t’i tërhequr vëmendjen bashkëbiseduesit, kur i themi për një punë a kur e këshillojmë për diçka. *Djalli (dreqi) e di (e merr vesh)! bised. Dreqi (*djalli) e di (e merr vesh)! bised. Nuk *do t’ia dijë (dikush a diçka). S’do t’ia dijë (s’dëgjon) nga ajo *anë (dikush). E di edhe *lopa (diçka) tall. Nuk di *llafe. Ia di për *të mirë (dikujt). Ia di për *nder (dikujt). Ia di *pirrën (dikujt). I di *rradakja (dikujt) bised. Nuk ia di *skajin (diçkaje). Di ku *shkel (dikush). Ia di mirë *shtegun (shtigjet) (diçkaje). Nuk ia di *tymin (dikujt a diçkaje). Ia di (ia njoh) *vidhat (dikujt a diçkaje). Ia di *vlerën (dikujt a diçkaje). Një *Zot e di!


Rezultate të ngjashme

DIJEKÉQ,~E mb. 1. Që i shkon mendja për keq, që e ka me djallëzi a me qëllim të keq; i djallëzuar, dhelparak; është si shejtani i përroit; kund. i padjallëzuar. Interpretim dijekeq…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJEKÉQAS ndajf. Me keqdashje, me ligësi; me vetëdije se i bën keq dikujt; me qëllim të keq, djallëzisht. E mundoi dijekeqas. Qeshte dijekeqas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJENÍ,~A f. sh. ~, ~TË Njohja e diçkaje, ajo që dimë për diçka, të diturit; njoftim. S’ka dijeni s’di gjë. Sa për dijeni. Me (pa) dijeninë e dikujt duke e ditur (pa e ditur) dikus…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJENÍK,~E mb. Dituror, shkencor. Vepër dijenike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJEN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë në dijeni dikë, njoftoj. Dijenova familjen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJENÓR,~E mb. Shkencor; dijenik. Punim dijenor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJENÓZ,~E mb., iron. Që mbahet si i ditur, që hiqet sikur është shumë i aftë e i zoti në punën që bën. Është dijenoz i madh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJENÚAR (i, e) mb. I vënë në dijeni, i njoftuar për diçka. Ishin të dijenuar për këtë gjë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka dije e njohuri të thella për një fushë a për disa fusha të shkencës, njeri i ditur; ai që me punën e vet kërkimore-shkencore ndihmon për zhvillim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIJETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka dije e njohuri të thella për një fushë a për disa fusha të shkencës, grua a vajzë e ditur; ajo që me punën e vet kërkimore-shkencore ndihmon …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.