Fjalori
DIJE është rezultat nga lematizimi ose nga ngjashmëria me kërkimin tuaj dija.
DIJE

DÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e njohurive pak a shumë sistematike, që dikush ka përvetësuar në një fushëcaktuar; gjithçkadihet për botën që na rrethon, njohuri; dituri, shkencë; kund. padije. Dijethella (të shumta, të plota, të sakta). Dije shkencore. Dijet e nxënësit. Përhapja e dijes. Kontrolli (vlerësimi) i dijeve. Në lëmin e dijes. Dashuria për dijen. Ka nevojë për dije. Shton dijet. Merr dije. Flet me dije flet me urti, me arsyeshëndoshë. Shet dije (keq.) shet mend, hiqet i ditur. Dijet e mëdha janëfjalëshkurtra. (fj. u.). Dija është dritë, padija terr. (fj. u.). Dija nuk falet, po fitohet. (fj. u.).
2. bised. Dijeni, njoftim. Vë në dije njoftoj. Ështëdijepunës.
Sin.: njohuri, dituri, dijeni, njoftim.

DIJË

DÍJ/Ë,~A f. Dije.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.