Fjalori
DIELL

DÍELL mb., fig. Shumë i bukur, që i ndriçon fytyra, që ndrit i tëri. Nusja hënë e djali diell. (folk.).

DIELL

DÍE/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. astr. Trupi i zjarrtë qiellor, që gjendetqendërsistemit tonë planetar dheështë burim drite e ngrohtësie. Drita (ngrohtësia, energjia) e diellit. Rrezet e diellit. Lindja e diellit. Perëndimi i diellit. Eklipsi i Diellit. Njollat e Diellit. Rrotullimi i Tokës rreth Diellit. Dielli, edhe kur ka re, ndrit (fj. u.).
2. Drita dhe ngrohtësialëshon ky trup qiellor; rrezet e këtij trupi qiellor. Diell i ngrohtë (përvëlues, i nxehtë, i fortë, verbues). Dielli pranveror. Dielli i mëngjesit. Diell me dhëmbë (bised.) diellshkëlqen, po nuk ngroh; diell dimri. Banja dielli. Çadër (kapelë) dielli. Syze dielli syze me xhamaerrët, që përdoren për të mbrojtur sytë nga drita e fortë e diellit. Ditë me diell. Vend me diell. I nxirë nga dielli. Në pikëdiellit piskvapës. E zë (e rreh, i bie) dielli (edhe moh.). E përvëloi (e dogji) dielli. Marr një diell rridiell që të ngrohem pak. Sot ka diell. Rrushi do diell. Është zbardhur (është tharë) nga dielli. E ka zënë dielli është nxirëdiell. I ra (e goditi) diellikokë. Lule dielli (bot.). Pika (sëmundja) e diellit (mjek.). Dielli lind (ngroh) për të gjithë. (fj. u.). Nuk mbulohet (nuk zihet, nuk fshihet) dielli me shoshë. (fj. u.). Nuk lyhet (nuk fëlliqet) dielli me baltë. (fj. u.). Dielli i mëngjesitngrohmirë se i pasdrekës. (fj. u.). Dielli duket (shihet) që në mëngjes (që kur lind). (fj. u.).
3. Vend që e rrahin rrezet e këtij trupi qiellor; kund. hije. Nxjerr (qit, vë) në diell. E la në diell. Dal (thahem) në diell. Rrinte (fliste, ngrohej) në diell. U thekdiell. Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku (fj.u.).
4. fig. Diçkaështë burim jete e të mirash materiale, burim përparimi, gëzimi e lumturie etj. Dielli i jetës sonë. Njeriu s’mundjetë diell për gjithë dynjanë. (fj. u.).
5. astr. Trup i madh qiellorndodhetqendër të një sistemi planetar. Diejt fqinjë. Lëvizja e diejve. Në gjithësi ka diejpanumërt.
Jam bërë diell më ka marrë shumë uria, nuk duroj dot sa të ha;këndojnë zorrët; më grijnë (më gërryejnë) zorrët; m’u shkundën (m’u shkrëndën) zorrët. T’u bëftë diell! ur. vaftë mbarë!; të ndrittëjetë! Bëhet diell (për të gjithë) (dikush) është i mirë me këdo, ndihmon e mbron me zjarr këdo. Bën diellin dhe *shiun (dikush) iron. S’i bën *dritë dielli (dikujt). Nuk bën *hijediell (dikush). Bën *shiun dhe diellin (dikush) iron. I ka rënë diellikokë (dikujt) edhe iron. ka lajthitur, s’është mirë nga mendja, e ka humbur fare. Po bie dielli përdhe (diku) bën shumë vapë, është shumë nxehtë; piqet vezarërë; pëlcet derri; ziejnë fasuletdiell. Ra me *këmbë nga dielli (dikush) mospërf. *Borëdiell (në maj). *Brymëdiell. *Brymë para diellit. Dolidiell (dikush) shpëtoi nga një e keqe, doli nga gjendja e vështirë; dolidritë. E dërgoi (e çoi) prapa diellit (dikë) e degdisi larg, e çoi në një vendlargët nga ku të mos kthehet më; e çoihumbëtirë; e dërgoi (e çoi) prapa botës; e dërgoi (e çoi) në djall; e hoqi qafe. Dielldiell gjithë ditën, që nga mëngjesi derimbrëmje, që kur lind e deri sa perëndon dielli; njëzet e katër orë, nga mëngjesi kur lind dielli e derimëngjesin tjetër kur lind përsëri; dritëdritë. Me diell e me hënë ditë e natë, shumë e pa pushim. *Ditën për diell. *Ditë pa diell. dritën e *diellit. Si drita e *diellit. *Ëndrradiell. Një *shoshë diell. *Kripëdiell. E kthen barkun nga (del) dielli (dikush) përçm. ndryshon sipas leverdisë a sipas përfitimit që nxjerr, bën si e do e mira e vet; kthen gunën (shpinën, kurrizin, krahët) ngafryjë era. E ktheu barkun nga dielli (dikush) përçm. shih i ktheu potkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush). I ktheu *potkonjtë nga dielli (nga qielli) (dikush) përb. E la në diell (dikë) nuk u kujdes fare për dikë dhe nuk i dha asnjë ndihmë; e la në gjendjekeqe e pa përkrahje. S’e lë *diellin t’ia kalojë (dikush). E la *preshdiell (dikë). Lëshon *hije pa dalë dielli (dikush) tall. *Lule dielli përçm. E mat diellin me *pash (dikush) iron. Mbetadiell shih mbeta rrasëdiell. Mbeta *lakuriq (në diell). Mbeta *rrasëdiell. E ndal diellin me *fjalë (dikush). Ia nderi *lëkurëndiell (dikujt). Ngrohet (theket) diell (dikush) rri pa punë, nuk bën asgjë; ngrohet shullë; ngroh vezë; nxjerr (çel) zogj; kruan thonjtë; kruan dhëmbët; vret barkunhije iron. Jam ngrohur në një diell (me dikë) iron. jam fare i largët me dikë, s’kambëj fare me të, nuk jam as fis, as soj. E nxoridiell (dikë) e la pa gjë, ia morigjitha dhe e la pa asnjë mjet jetese, e zhveshi nga çdo gjë; e la me gishtgojë; e hodhi (e nxori) në udhë (të madhe) (në mes udhës, në mes të katër udhëve). *Pykëdiell. *Rrenëdiell. *Rreze dielli. Më solli diellin mbi kokë (dikush) më solli në një gjendje shumëvështirë; ma sollikeqen te dera. Shet *përralladiell (dikush) iron. *Shi e diell. S’e ka parë dielli (dikë) shih s’del për dere (dikush). Nuk sheh diell (me sy) (dikush). 1. si mallk. Vdektë! 2. E shkon jetën nëpër burgje. 3. Nuk ka asnjë gëzim, e shkon jetën me hidhërime. E kam parë diellin (para dikujt). 1. Kam lindurparë se dikush, jam më i moçëm. 2. Di më shumë se dikush tjetër, kam përvojë më të gjatëjetë, kam parëshumë. Pa diellin (me sy) (dikush) lindi; dolibotë; dolijetë. S’e sheh *hëna e dielli (dikë) edhe keq. I thotë diellit ja dil a ja të dal (dikush) është shumë e bukur, ka një bukuri e rrallë; rrëzon nga kali; shtie hënën përdhe; është për t’i hedhur telat. Një *vend nën diell libr. Vajti te perëndon dielli (dikush) iku shumë larg, mërgoi në një vend shumëlargët; vajti (shkoi) prapa diellit; mori dheun. Vajti (shkoi) prapa diellit (dikush) shkoi shumë larg, në një vend nga i cili zor se kthehet, shkoihumbëtirë; nuk e di askush se ku është; mori dheun; mori botën (dheun) në sy; vajti (shkoi) në djall keq. Prapa diellitvejë! (dikush) mallk. mos ia pafsha sytë!; djallvejë (të shkojë)! Si *vesadiell. E zë (e mbulon) diellin me *plis (dikush) tall. E zë diellin me *shoshë (dikush) tall. Ziejnë *fasuletdiell (diku).


Rezultate të ngjashme

DIÉLLAS [DIÉLLTAS] ndajf. Hapur, në mënyrë të çiltër, çiltërisht; si në dritë të diellit. Do t’i thotë diellas këto gjëra. Duket dielltas se është gënjeshtër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIELLÍM,~I m. Diellzim. Siguron diellimin e nevojshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIELL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Nxjerr në diell drithin (grurin a misrin) që të teret e t’i hiqet lagështira. Dielloj grurin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIELL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Del dielli; ndriçon dielli.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIELLÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me diellin, me vendndodhjen e me lëvizjen e tij; që i përket diellit, i diellit; që buron nga dielli. Spektri diellor. Vit diellor koha sa zgjat një…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIELLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fet. Enë ari ose argjendi ku vihet nafora e katolikëve për nderim. Diellore e shenjtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIÉLLTË (i, e) mb. Që ka diell, që është me diell. Dita ishte herë e dielltë dhe herë e mugët. Qytet i dielltë, i ngrohtë e mikpritës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIELLÚAR (i, e) mb. Që e ka zënë dielli. Sikush e ka një kënd të dielluar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIELLZÍM,~I m. 1. Nxjerrje a nderje në diell për t’u tharë a për t’i ikur lagështia. Diellzimi dhe ajrimi. I krasitën për diellzim.2. Gjendja kur diellzoj diçka; rrahje nga dielli.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÍEL,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Dita e shtatë e javës, që vjen pas së shtunës. Të dielën tjetër (që vjen). Të dielën e kaluar (që shkoi). Këtë të diel. Të dielave çdo të diel. E di…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.