Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DIDAKTÍK,~E mb.. Që ka të bëjë me didaktikën, që i përket didaktikës, i didaktikës; që i shërben mësimit, mësimor. Parimet (metodat) didaktike. Mjete didaktike. Letërsi didaktike letërsi, me anën e së cilës njerëzit mësojnë diçka nga fusha e shkencës, e moralit, e artit etj.; letërsi mësimore. Roman didaktik. Poezi didaktike. Tekst didaktik. Vepër didaktike.
DIDAKTIKÍSHT ndajf. Në mënyrë didaktike, me mjete didaktike. E justifikuar didaktikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIDAKTÍK/Ë,~A f. Pjesë e pedagogjisë që merret me përmbajtjen e me synimet e procesit mësimor, me metodat dhe me format e organizimit të të mësuarit në shkollë; teoria e të mësuari…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIDÁKT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist i didaktikës, ai që merret me didaktikën. Një nga didaktët më të mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIDÁKT/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste e didaktikës, ajo që merret me didaktikën. Didakte me emër.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIDAKTÍZ/ËM,~MI m. Mendim ose ideologji e caktuar, që lidhen me praktikën e të dhënit mësim në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë, duke u përqendruar në të dhëna dhe në mësime q…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë