Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DIALEKTÁL,~E mb., gjuh. Dialektor. Dallime dialektale. Ndarje dialektale. Përmban variante dialektale të cilat nuk përdoren as në gjuhën e folur.
DIALEKTALÍSHT ndajf., gjuh. Në mënyrë dialektore, sipas dialekteve. Ishin dialektalisht të përzier me të folmen qytetëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Variant i gjuhës, i përdorur nga një bashkësi njerëzish që banojnë në një truall pak a shumë të kufizuar ose që i takojnë një shtrese të caktuar …
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALEKTÍK,~E mb., filoz. Që lidhet me dialektikën, i dialektikës; kund. metafizik. Metoda dialektike. Logjika dialektike. Zhvillim dialektik. Mendimi dialektik. Lidhje dialektike. …
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALEKTIKÍSHT ndajf. Në mënyrë dialektike, nga pikëpamja dialektike; duke përdorur metodën dialektike. Gjykon dialektikisht. E idealizuar dhe e pasqyruar dialektikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALEKTÍK/Ë,~A f. 1. filoz. Shkenca për ligjet më të përgjithshme të lëvizjes e të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë e të mendimit; arti i të argumentuarit, të arsyetuarit dhe i …
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALEKTÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT gjuh. Njësi ose dukuri gjuhësore që dallon një dialekt dhe që nuk përputhet me normën e gjuhës standarde; krahinorizëm. Përdorimi i dialektizmave.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALEKTOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Gjuhëtar që merret me dialektologji, ai që është i specializuar në studimin e dialekteve. Dialektologët shqiptarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALEKTOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Gjuhëtare që merret me dialektologji, ajo që është e specializuar në studimin e dialekteve. Nga dialektologet e para.
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALEKTOLOGJÍ,~A f. 1. gjuh. Degë e gjuhësisë, që merret me studimin e dialekteve. Dialektologjia shqiptare. Sektori i dialektologjisë. Kartoteka e dialektologjisë.2. Lëndë mësimor…
Shfaq përkufizimin e plotë →DIALEKTÓR,~E mb., gjuh. Që ka të bëjë me dialektin a me dialektet, i dialektit a i dialekteve; që është veçori e dialektit. Shprehje (fjali) dialektore. Veçori (dukuri) dialektore.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë