Fjalori
DIABETOLOGJIK

DIABETOLOGJÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me diabetologjinë, i diabetologjisë. Analiza diabetologjike. Vlerësim diabetologjik ekzaminim ose kontroll i përqendruar te pacientët me diabet. Kujdes diabetologjik trajtim ose menaxhim mjekësor për diabet.


Rezultate të ngjashme

DIABÉT,~I m., mjek. 1. Shtimi i sheqerit në gjak e në ujët e hollë; sëmundja e sheqerit Ka diabet. Njerëzit që vuajnë nga diabeti. Merr mjekime për diabetin. Shenjat e diabetit. Di…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIABETÍK,~E mb., mjek. 1. Që ka të bëjë me diabetin, i diabetit. Komë diabetike. Bukë diabetike. Gangrenë diabetike (lat. gangraena diabeticus) vdekja e indeve, zakonisht në këmbë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIABETÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Njeri që vuan nga diabeti. Dieta për diabetikët.Pavijoni i diabetikëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIABETÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Grua a vajzë që vuan nga diabeti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIABETOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Mjek i specializuar për sëmundjen e diabetit. Libër i shkruar nga diabetologu me famë botërore. Është nga diabetologët më të mirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIABETOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Mjeke e specializuar për sëmundjen e diabetit. Këshillat e diabetologes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DIABETOLOGJÍ,~A f., mjek. Nëndegë e mjekësisë së brendshme, kryesisht e endokrinologjisë, që merret me studimin, me diagnostikimin dhe me trajtimin e diabetit. U specializua në dia…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.