Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DHUN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Përdor dhunën. Dhunoj hapur (rëndë). Policët dhunuan protestuesit. Shumica dhunon pakicën. Dhunoi dy deputetë.
2. Shkel ligjet e rregullat e vendosura, veproj në kundërshtim me ligjin. Dhunoi ligjet. Dhunoi të drejtat e njeriut. Dhunon lirinë e individit.
3. Hyj diku me forcë pa pasur të drejtë ligjërisht; shkel forcërisht kufijtë e një vendi, cenoj tërësinë e tij tokësore. Dhunoi shtëpinë. Dhunuan kufijtë (hapësirën ajrore, ujërat tokësore). Ua dhunonte përditë pronën. Po i dhunonte të vetmin vend që i kish mbetur.
4. fig. Çnderoj a turpëroj rëndë dikë me vepra a me fjalë. E dhunoi para të gjithëve. E dhunoi keq. E dhunonte verbalisht.
5. Përdhunoj dikë. E dhunon dhe shtrihet me të.
✱Sin.: çnderoj, turpëroj, poshtëroj, cenoj, detyroj, shtrëngoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë