Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DHJAM vep., ~A, ~UR kal. E bëj të zërë dhjamë, e majm, e ngjall. E dhjami mirë qengjin (derrin). Do ta dhjamësh djalin po e ushqeve ashtu. Mos i dhjam gjelat.
2. fig. Shtoj pasurinë e dikujt. Për të dhjamur kapitalin e saj politik. Punoj për të dhjamur pronarin.
✱Sin.: majm, ngjall, dhjamëzoj, dhjamos, shëndosh, fryj, trash.
►DHJÁM/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Vë dhjamë, majmem, ngjallem. U dhjam derri. Dhjamen duke qëndruar ulur. Krimbat dhjamen nëpër plehra. Dhjameshin si bagëtitë.2. fig., keq. Gr…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJÁMK/Ë,~A f. Copë e vogël dhjami që del në qepallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJAMÓR,~E mb. 1. Që përmban dhjamë, që është me dhjamë; që përbëhet a që formohet prej dhjamit. Shtresë dhjamore. Qelizë dhjamore. Ind dhjamor. Gjëndër dhjamore. Pllakëza dhjamore…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJAMÓS vep., ~A, ~UR kal. Dhjam. Sheqeri e dhjamos mëlçinë. Qumështi ju dhjamos. Nuk të dhjamos gjalpi. Dhjamosi trupin e tij. Dhjamosi një grusht njerëzish.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJAMÇ,~E mb. Që ka shumë dhjamë (për mishin); dhjamës. Mish dhjamç.✱Sin.: dhjamës, i dhjamur, i yndyrshëm, i majmur.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJÁM/Ë,~I m. sh. ~RA, ~RAT Lëndë organike e butë, e lyrshme, e patretshme në ujë, që ndodhet në trupin e njeriut dhe të kafshëve; yndyrë shtazore. Dhjamë i tretur (i patretur, i s…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJÁMË,~T as. 1. kryes. nj. Zorrë ose copë dhjami që del nga zgavra e barkut dhe që shket poshtë saj kur ngrihen e mbarten pesha shumë të rënda etj.; sëmundja që shkaktohet nga kjo…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJAK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Ai që kryen shërbimet ndihmëse në një kishë; ndihmës i priftit në kishën katolike e ortodokse. Shërben në kishë si dhjak. Lutjet mund të udhëhiqen edhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJAK/E,~JA m. sh. ~E, ~ET fet. Ajo që kryen shërbimet ndihmëse në një kishë; titull për një grua që ndihmon në administrimin e kishës. Ajo ishte dhjake e kishës. Gra që shërbejnë …
Shfaq përkufizimin e plotë →DHJAKON,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Dhjak. Dhjakon është grada e parë e dorëzimit. U dorëzua një dhjakun i ri. Dhjakonë të kishës së parë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë