Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DHISK,~U m. sh. DHÍSQE, DHÍSQET 1. Tabaka për të qerasur miqtë ose për të shërbyer kafe, pije, ëmbëlsira etj. Nusja doli me dhisk në dorë. Vë në dhisk. Dhisku i aluminit. Lashë dhiskun te vendi.
2. Tabaka e rrumbullakët ku mbahet buka e shenjtë e kungimit në kishën ortodokse. Dhisku i shenjtë. Buka e meshës mbi dhisk. Prifti mbart dhiskun dhe kupën e shenjtë.
3. fig., vjet. Ndihmë që mblidhej për dikë që mbetej keq.
4. Disk.
✱Sin.: tabaka, disk, sini.
DHISHKÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT arb. Inat, zemërim. Për dhishkatë të të atit.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHÍSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dele e murrme. Leshi i dhishkës. Në tufë kishte dy dhishka.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHÍSHTË (i, e) mb. I dhirtë. Gunë e dhishtë. Belcë e dhishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë