Fjalori
DHIMBSUR

DHÍMBSUR (i, e) mb. 1. Që të ngjall dhembshuri, që të dhemb; i dhembshur. Kujtime të dhimbsura. Përvoja të dhimbsura.
2.shfaq dhembshuri e dashuri. Ajo është e dhimbsur dhe bujare. Gjysh i dhimbsur. Foli me zë të dhimbsur.
Sin.: i dhembshur, i dhembshëm, dhembjemadh, i mëshirshëm.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DHIMBSEM
DHIMBSEM

DHÍMBS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. (me trajtëshkurtërpëremrit vetor) 1. I ngjall dikujt dhembshuri; e bëjndiejë keqardhje për mua, i dhemb për mua. I dhimbsen prindërit (fëmijët). Më dhimbsesh pa masë (shumë). S’më dhimbset fare. I dhimbset gurit e drurit u vjen keqgjithëve për dikë, i dhimbset kujtdo.
2. vet. v. III. Është e shtrenjtë diçka për mua, e ruaj me shumë kujdes, e kursej; më dhembet. I dhimbset djersa e të atit. I dhimbset gjithë ai mall. S’i dhimbset gjë se nuk ka punuar. dhimbsen gjithë ato mollë të pashitura. Iu dhimbs pema jonë.
Nuk më dhimbset *jeta.


Rezultate të ngjashme

DHIMBSURÍ,~A f. Dhembshuri. Dhimbsuria për fatin e vendlindjes. Kishte një dhimbsuri të pandashme për të vëllain. E pa motrën me dhimbsuri. Ndjeva një dhimbsuri të madhe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DHIMBSUR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Më bën të ndiej keqardhje, më mbush me dhimbsuri, dhembem, dhimbem. Po i dhimbsurohen gjithë dynjasë. Njerëz që dhimbsurohen kur shikojn…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHIMBSUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Më bën të ndiej dhimbsuri për dikë a diçka, më ngjall dhimbsuri. Ky solidaritet të dhimbsuron aq shumë. Dhimbsuroj edhe veten.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHIMBSURÚAR (i, e) mb. 1. Që ndien dhimbsuri, që është dhimbsuruar. Një shpirt i dhimbsuruar. Motër e dhimbsuruar.2. Që të ngjall dhimbsuri. Vdekje aq e beftë sa edhe e dhimbsuruar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHÍMBS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. (me trajtë të shkurtër të përemrit vetor) 1. I ngjall dikujt dhembshuri; e bëj të ndiejë keqardhje për mua, i dhemb për mua. I dhimbsen prindëri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHÍMBSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I dhembshëm. Ngjarje e dhimbshme. E pushtoi një mall i dhimbshëm. Brenda një procesi të dhimbshëm. Këngë të dhimbshme. Për gjëra të dhimbshme flet me ft…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHÍMBSHËM ndajf. Dhembshëm. Foli dhimbshëm. Iu përgjigj dhimbshëm. Po e vështronte dhimbshëm. Sa dhimbshëm tingëllon kjo fjalë. Rrëzohesha dhimbshëm në çdo hap. Më shikoi gati dhim…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.