Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DHEMBJEPRÚRËS,~E mb., libr. Që të sjell dhembje; kund. dhembjeqetësues. Kapje dhembjeprurëse e kundërshtarit. Dallgët dhembjeprurëse të dëfrimeve. Mendimi për dy fëmijët e saj është dhembjeprurës.
DHÉMBJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mundimi, shqetësimi a vuajtja kur të dhemb diçka në trup; sëmbim, therje. Dhembje e fortë (e padurueshme, therëse, e lehtë, e mbytur). Dhembja e plagë…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJEKÝÇUR mb., libr. Që mban dhimbje përbrenda. Fjalë dhembjekyçur. Mendime dhembjekyçura.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJEMÁDH,~E mb., libr. 1. Që heq e vuan shumë. Njeri dhembjemadh. Gjyshi dhembjemadh.2. Që ka a që të jep shumë dhembje, që është plot mundime; i dhembshëm. E kaluara dhembjemad…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJEPLÓTË mb., poet. Që është plot dhembje e dashuri; i dhembshur. Fjalë dhembjeplotë. Edhe ditët më të gjata sjellin lot dhembjeplotë. Mbuloja ditës dritën dhembjeplotë.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJEQETËSÚES,~E mb., libr. Që të qetëson a që të ndalon dhembjet; kund. dhembjeprurës. Ilaç dhembjeqetësues. Narkotikë dhembjeqetësues. Drogëra dhembjeqetësuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJESHÚAR mb., libr. Që i është shuar dhembja. Ofshamë dhembjeshuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJESHÚES,~E mb., libr. Dhembjeqetësues; kund. dhembjeprurës.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJESHÚMË mb., libr. 1. Që shoqërohet me shumë dhembje. Kur të vjen halli dhembjeshumë, mbahu!2. Dhembjeplotë.✱Sin.: dhembjeplotë, dhembjemadh, i dhembshëm, i dhembshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJESÓR,~E mb., libr. Që lidhet me dhembjen ose që vjen si pasojë e dhembjes; i dhembjes. Reagim dhembjesor.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHEMBJETHÉLLË mb., libr. Që e ka dhembjen të thellë, që shpreh dhembje në thellësi. Vështrim dhembjethellë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë