Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DHÉLP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. zool. (lat. Vulpes vulpes) Kafshë grabitqare e shkathët e dinake, me trup zakonisht pak më të vogël se të ujkut, me turi të mprehtë dhe me bisht të gjatë e të dendur. Dhelpra dinake. Dhelpra bishtgjatë. Strofulli e dhelprës. Këlyshët e dhelprës. Bishti i dhelprës. Gëzof dhelpre. Kurth metalik për dhelpra.
2. fig. Njeri shumë dinak. Dhelpër plakë. Dhelpër e vjetër. Është më dhelpër se dhelpra.
♦ (U zunë) për *bishtin e dhelprës. S’ia ha dhelpra *pulat (dikujt). (E kërkoi) si dhelpra në pazar (dikush) e kërkoi vetë të keqen, shkoi drejt një rreziku vetë; shkoi (vajti) si cjapi te kasapi; e kërkoi si breshka gozhdën; shkoi (vajti) si breshka te nallbani. Dhelpër plakë (e vjetër) njeri shumë dinak, i regjur në hile e në dredhi, dredharak; skile e vjetër. Ia heq *lëkurën e dhelprës (dikujt) përçm. Ka dhelprën në bark (dikush) është shumë dinak, është i djallëzuar e hileqar; ka shejtanin në bark. S’ka *pula e hahet me dhelprat (dikush). Kërkon *bira dhelprash (dikush) tall. E lagu s’e lagu *bishtin (dhelpra). Kur të shohësh dhelpër të bardhë shih kur të qethen dhentë e kuqe. E zë (e kap) dhelprën (lepurin) me *qerre (dikush). (U zunë) për *bishtin e dhelprës.
DHELPËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Veprim që bëhet për të mashtruar të tjerët, dredhi, dinakëri. Punon (vepron) me dhelpëri. Vështronte dhe buzëqeshte me dhelpëri. Me dhelpërinë e tij ua me…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHELPËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur dhelpëroj; mashtrim. - Me dhelpërime do të fitosh? Kaloi nga pasioni te dhelpërimi. Dhelpërimi i fshehur në sytë e tu (poet.).✱Sin.: dhelpër…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHELPËRÍSHT ndajf. Me dhelpëri, dinakërisht. Lojëra dhelpërisht mjeshtërore. Veproi dhelpërisht. Mashtrove dhelpërisht.✱Sin.: dinakërisht, dredhisht, pabesisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DHELPËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e DHELPËRÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHELPËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Veproj a sillem me dinakëri. Ai që dhelpëron, bie në kurthin e vet. Secili dhelpëron për interesin e vet. U përgjigj duke dhelpëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHELPËRÓR,~E mb. Që është plot dinakëri; dhelparak. Vështrim dhelpëror. Veprim dhelpëror. Me një kërcim dhelpëror kërkon të marrë atë që nuk i takon.✱Sin.: dhelparak, dinak, dredha…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHELPËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është mashtruar me dinakëri nga dikush. E donte burri i dhelpëruar. Asnjëri nuk ishte aq i dhelpëruar. Si të mos ndihesh i dhelpëruar.2. Që e ka formën …
Shfaq përkufizimin e plotë →DHELPËRÚES,~E mb. Që të dhelpëron; mashtrues. Sytë e vegjël dhelpërues. Vështrim dhelpërues.✱Sin.: mashtrues, dinak, hileqar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHELPËRÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Këlyshi mashkull i dhelprës. Dhelpra ushqen dhelpërushët. Dhelpërushi kap kafshë të vogla.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHELPËRÚSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. Këlyshi femër i dhelprës. Dhelpërushet e vogla. Turisja shpëton dhelpërushen. E ndihmuan dhelpërushen të rritej e shëndetshme. Se një dhelpër …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë