Fjalori
DHE

DHE,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Shtresa e sipërme e koresTokëstërësinë e saj a në një pjesëcaktuar. Gjallesat mbi dhe. Në të gjitha anët (ngagjitha anët) e dheut. Shkarjet (shembjet) e dheut. Mineralet nën dhe.
2. Lëndë e fortë a e shkrifëtpërbën koren e Tokës; tokë. Dhe i bardhë (i kuq, i zi, i verdhë, i hirtë). Dhe i ngjeshur (i shkrifët, i fortë, i rrahur, i hedhur). Grumbull (pirg) dheu. Digë dheu. Punime dheu. Heq (mbledh) dheun. Mih dheun. Nxjerr nga dheu. Mbuloj me dhe. Ngjyrë (bojë) dheu ngjyrë e murrme, me të përhimë.
3. nj. Trualli ku jetojnë njerëzit, kafshët etj., vendi ku rrimë a ku lëvizim, sipërfaqja e tokës. Ra në dhe. Ulem (shtrihem) në dhe. U njësh me dheun. Del mbi dhe. Fshij nga faqja e dheut dikë a diçka. Mbështet (vë) këmbën (gjurin, dorën) mbi dhe.
4. bised. Copë toke që e punojmë dhe e mbjellim, tokë, arë. Dhe i lëruar. Një pendë dhe. Ai dhe e mbante gjallë.
5. Pjesa e ngurtë e rruzullit tokësor përkundër ujit që e kufizon ose me atmosferën, tokë; stere. Anija prekudhe. Shkeldhe. I zunë këmbët dhe. Pas shumë ditësh lundrimi panë dhe me sy. Balona preku dheun.
6. gjeol. Shtresë tokësore me ndërtim e përbërjecaktuar; tokë. Dhe ranor (kënetor, gëlqeror, i kripur, gurishtor). Përbërësit e dheut. Analiza e dheut. Studimi i dheut.
7. nj., bised. Planeti ynë, rruzulli tokësor; Toka, bota. Lëmshi i dheut. Kërthiza (qendra) e dheut. S’ka në dhe si ai (si ajo). E mori vesh i gjithë dheu. S’e gjen në të gjithë dheun dikë a diçka s’i gjendet shoku a shoqja.
8. bised. Hapësirë tokësore ku banon një popull a komb, vend, tokë; atdhe. Dheu arbëror. Dheu ynë. Dhe i largët. Shkojnëdherahuaja.
9. nj., përmb., bised. Tërësia e njerëzvejetojnë në një vend; populli. U mblodh gjithë dheu. U ngritkëmbë tërë dheu.
10. Lëndëpërdoret për të bërë kryesisht enë. Enë dheu. Tavë dheu.
11. euf. Gjarpri, tokësi, dhetokësi. I zuri dheu lopët.
12. zool. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshta për gjallesandryshme. Mizë dheu milingonë. Kërp dheu urith. Mollë dheu (lat. Helianthus tuberosus) rrepë.
Sin.: tokë, truall, vend, arë, stere, botë, baltë, atdhe, popull.
Në *anëdheut. U *beja e dheut (dikush). U dhe (dikush) u tmerrua, ngriu nga frika; e humbi krejt; u zbeh, u irnos; u baltëfytyrë; i ra çehrja e vdekjes (dikujt); iu zbardh buza (dikujt). Është bërë dhe (dikush) mospërf. ka kohë që ka vdekur; e bëri sheshin breg; ia ka mbuluar varrin bari (dikujt); iu shua (iu harrua, i humbi) emri (dikujt) shpërf.; i ka mbirë bari një pëllëmbë (dikujt). U *këngë dheu (dikush). Bën *hije mbi dhe (dikush) keq.*E Bukura e Dheut folk. *I Bukuri i Dheut folk.*Burri i dheut. *Çerep e vegsh të një dheu keq. Doli (mbiu) nga dheu (dikush a diçka) u duk papritur, u shfaq befas; dolishesh kur nuk pritej. Që në *djep e gjerdhe. Me *faqedhe (përdhe). E fshiu (e zhduku) nga *faqja e dheut (dikë a diçka). E futi (e vuri, e shtiu) në dhe (për së gjalli, të gjallë) (dikë) shih e futi (e vuri) të gjallëdhe (në varr) (dikë). E fut shtatë pashëdhe (diçka) e zhduk krejt, e fsheh diku thellë aq sa të mos e shohë, të mos e dijë e të mos e kujtojë njeri. futem (të hyj) shtatë pashëdhe kam shumë turp, s’di ku të futem nga turpi, të zhdukem nga sytë e të gjithëve. S’e gjen në të gjithë dheun (dikë a diçka) është shumë i mirë, i zoti, i bukur etj.; s’ka (s’e ka një) të dytë (dikush); s’i gjendet një i dytë (dikujt); nuk i gjendet shoku (dikujt); s’e ka shokun (dikush). Hëngri dhe (dikush) përçm. vdiq; ngordhi; hëngri baltë; kafshoi (zuri, hëngri) gjuhë. ngrëntë (të përpiftë) dheu! mallk. vdeksh!, të shtifshin në varr! Ha dheun me dhëmbë (dikush) s’di ç’të bëjë nga zemërimi, është tërbuar nga inati, shkrofëtin; ha (bren) hekurin (me dhëmbë); ha veten me dhëmbë; ha dheun me thonj. Të ha (ta rrëmon) dheun nën këmbë (dikush) ta punon keq fshehurazi, përpiqet të të dëmtojë pa e kuptuar, nën rrogoz a pas kurrizit. Ha *gurë e dhe. I ha shpina dhe (dikujt) është vrarë a ka vdekur; ka rënë i vdekur përtokë. Iu hap dheu nën këmbë (dikujt) vdiq menjëherë e në mënyrëkeqe, u zhduk pa nam e pa nishan. E hap dheun me *thonj. Më hedh (më ngre) dheu përpjetë kam një hallmadh që më mundon, jam shumë i shqetësuar, nuk mundrri asnjë çast i qetë, nuk gjej dot qetësi; s’më mban dheu; nuk më mban vendi; më ngre vendi. Hyridhe (dikush). 1. Vdiq, mbaroi; u varros. 2. Nuk e duronte dot turpin që e zuri, s’dinte ku të futej e të zhdukej nga turpi. I qoftë dheu *i lehtë! ur. Kafshoi dheun (dikush) keq. vdiq; shkoi me të shumtët. Sa të ketë *qiell e dhe (e tokë). Në të katër *anët e dheut (e botës). Ngakatër *anët e dheut (e botës). U martua me dheun e zi (dikush) vdiqmoshë të re, nuk arritimartohet, nuk krijoi dot familje. Mori dheun. 1. (diçka). U përhap, e morën veshgjithë; doli e u përhap gjithandej, e shohin a e dinëgjithë; mori botën; mori ferrën; ka dalëpazar; bëri bujë. 2. (dikush). Iku pa e ditur se ku, u arratis larg, mërgoivendehumbura; mori botën (dheun) ndër (në) sy; vajti te perëndon dielli; vajti (shkoi) prapa diellit; vajti te molla e kuqe. Mori dheun (botën) ndër (në) *sy (dikush). S’e mban dheu (toka). 1. (dikë). E ndien veten ngushtë, ështëhallmadh, është shumë i shqetësuar, s’rri dot i qetë; e hedh (e ngre) dheu përpjetë; nuk e mban vendi; e ngre vendi. 2. (diçka). Është shumë e rëndë, nuk durohet, nuk përballohet; s’e mban qielli. E nxjerr nga dheu (diçka) bëj çdo përpjekje, bëj ç’është e mundur dhe e gjej diçka; arrij diçkaduket e pamundur. *Pesha e dheut. E përpiu dheu (dikë a diçka) u zhduk pa lënë gjurmë; s’i mbeti farë mbi tokë, u shfaros krejt; humbi pa gjurmë. Përvëloi (dogji) dheun (dikush) vdiqmoshë të re, ngjalli dhembje e pikëllimmadh te të gjithë. Punon nën dhe (dikush) keq. sillet a vepron tinëz, nuk del hapur; vepron fshehurazi e me hile, është fsheharak; punon nën rrogoz; punon nën gunë; punon prapa krahëve. As në *qiell e as në dhe (as në tokë). I rëndon dheut (dikush) përb. është e kotëjeton, më mirë të mos ishte gjallë (për një njerikeq ose që është dembel e s’bën asgjë). Rraha (çava) dheun kërkova gjithandej, nuk lashë vend pa kërkuar, i rashë në çdo skaj; rraha vendin; rraha jetën. pafsha shtatë pashë nën dhe! mallk. vdeksh!, të pafshavarr!; u zhduksh pa nishan! I tregon vetëm dheut (dikush) shih e ka gojën si arka e plakës (dikush). S’e tret dheu. 1. (dikë). Ka vdekur me një merakmadh e duket sikur nuk do të tretetdhe. 2. (diçka). Nuk humb kurrë, nuk harrohet kurrë. 3. (dikë) si mallk. Vuajttë edhe përtej varrit për paudhësitë që ka bërë! E vuri barkundhe (dikush) përb. u përul a u nënshtrua me turp; u përgjunj; ranë gjunjë; iu baltë (dikujt). I vuri *shpatullat dheut (dikush) euf. S’i zënë këmbët dhe (dikujt). 1. Nuk qëndron në një vendcaktuar, lëviz shumë; kërkon andej-këtej me ngut e pa u ndalur; ështëhallmadh e nuk ka qetësi sa të kryejë një punë; s’i zënë këmbët vend; s’ka vend e trevë (dikush); ku mbillet s’korret (dikush); ku mbjell nuk korr (dikush). 2. Vrapon shumë shpejt, fluturon; u erë (dikush); shkel në erë (dikush); u veri (dikush); ia mbathi me të katra (dikush).

DHE

DHEI lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy elemente të të njëjtit lloj brenda një fjalie ose dy fjali të të njëjtit llojaspektin gramatikor; e. Burra dhe gra. Të rinj dhereja. Zonja dhe zotërinj. Ditë dhe natë. Është i ndershëm dhe fjalëpaktë. Punojnë dhe mësojnë. U ngrit shpejt dhe u nis për rrugë.
2. Shpreh kuptim përforcues kur përsëritet para fjalëve të të njëjtit lloj, para një grupi fjalësh të të njëjtit lloj a para fjalivegjithashtu kryejnënjëjtin funksion gramatikor, të cilat tregojnë kryesisht sende, dukuri a veprimenumërohen; edhe. Dhe i aftë, dhe i palodhur. Dhe për të sotmen, dhe për të nesërmen. Dhe për dimër, dhe për verë. Dhe punon, dhe mëson. I morigjithë me vete dhe fëmijët, dhe prindërit, dhe shokët. Dhe qeros, dhe fodull.
3. Gjithashtu, po ashtu, ashtu edhe, edhe. Si ai dhe ti. Si i ati dhe i biri. Sipas vendit dhe kuvendi. (fj. u.).
4. Përdoret për të kundërvënë dy elemente të të njëjtit lloj brenda një fjalie a për të përqasur dy fjali gjithashtu të të njëjtit lloj; e, edhe. Duhet punë dhe jo fjalë. Duhejshkonte me shokët dhe jo të rrinte.
5. Shpreh përsëritje, vijimësi a përforcim kur përdoret për të lidhur dy fjalëndryshme kuptimisht, por që kryejnënjëjtin funksion gramatikor ose dy trajta të së njëjtës fjalë. Mirë dhemirë. Vetëm dhe vetëm. Keq dhe mos më keq. Foli dhe foli sa u lodh. Kur zë dhe mburret, s'durohet.
6. Përdoret për të lidhur trajtat e njëjta të një foljeje (njëra e shoqëruar me pjesëz mohuese) kur veprimi a gjendja shprehen si jo të sigurt, jo të prerë etj. Dhe e bën, dhe s’e bën. Dhe e thotë, dhe s’e thotë. Dhe është, dhe s’është. Dhe vjen, dhe s’vjen.
7. Përdoretfillim të një fjalieplotëson a që sqaron një mendimshprehur nga një fjali tjetër para saj. Dhe atje nuk u mësua. □ E lan, e ushqen, ia bëngjitha gati. Dhe pastaj ka gojë e flet. □ Ia thuagjitha me mirëbesim. Dhe pastajtradhton. □ E shoqëron gjithë ditën. Dhe harron të të thotë faleminderit.
8. si ndajf. Në një shkallë më të lartë, më shumë, edhe, ca. Dhe më të mëdha. Dhe më i fortë (më i mirë...). Dhebukur (më shumë, më keq...).
9. Edhe pse..., megjithëse..., edhe kur...; edhe. Dhelodhur katër sy shohin prapëmirë se dy (fj.u.).
Sin.: e, edhe, gjithashtu, ca.

DHE

DHEII pj. 1. Përdoret për të theksuar a për të përforcuar kuptimin e një fjale, të një togfjalëshi a të një fjalie. Dhe mos mendo se ka të drejtë. Shikoje, dhe ta shikosh mirë. Dhe ai do të vijë me ju.
2. Përdoret për të rritur fuqinë shprehëse të një fjale, të një grupi fjalësh a të një fjalie. Dhe pranvera erdhi. Dhe një jetë e re hyrishtëpi. Dhe ai e pa mirë në sy.


Rezultate të ngjashme

DHÉAS ndajf. Tokas. Zogjtë fluturuan dheas. Avioni fluturoi dheas para se të ulej.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHÉAS,~E mb. Vendës. Njerëz dheas. Vajzat dhease të asaj krahine.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHÉAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës. Jam dheas. Kishin plaçkitur dheasit. U përgjigj dheasi. Atij s’i jepej ta ndiente veten dheas.Sin.: vendës, anas, rrënjës, dhetar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHEKS vep., ~A, ~UR kal., krahin. Pranoj, pëlqej. Nuk e dheks atë njeri. S’ma dheks shpirti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHEL vep., ~A, ~UR kal. Përkëdhel, ledhatoj; llastoj. - Mos e dhel më, se e llastove. - Dhele pak se po qan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHÉLE,~T f. vet. sh. Përkëdheli, ledhatim; llastim. Sa të këndshme janë ato dhelet e tua! Më dehëse se vera janë dhelet e tua.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHEN,~I m. sh. ~A, ~AT Copë druri e prerë me sqepar; spicë, ashkël.Sin.: spicë, ashkël, cifël, bujashkë, gdhendël, dhenëz.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHEN,~TË f. vet. sh. 1. Delet, deshtë dhe shqerrat së bashku; delet. Bari dhensh. Tufë dhensh. I qethën dhentë. Kam ruajtur dhentë që i vogël.2. bot. Pjesë e dytë e emërtimit të pa…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHES,~I m., bised. Shtrat lumi, përroi etj., taban; lug ku rrjedhin ujërat. Dhesi i përroit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHEZ vep., ~A, ~UR kal. Ndez. E kishte dhezur zjarrin. U vura të dhezja zjarrin. Ndieja shkrepësen e milicit duke dhezur cigaren.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.