Fjalori
DHASKAL

DHASK/ÁL,~ I m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË dhe ~ ÁLË, ~ ÁLËT 1. vjet. Mësues. Erdhi dikurfshat një dhaskal i shqipes. Familja që i dha vendit dhaskalë e klerikë të ndershëm. Kur s’ka mend djali, s’ka ç’i bën dhaskali (fj. u.).
2. keq. Mësues i paaftë që s’di të sillet me nxënësit. Ai ishte dhaskal e jo mësues. Dhaskal të një gjuhe varfanjake. Një parti me një dhaskal e ca pijanikë.
Vajti djali te dhaskali edhe iron. e gjeti njeriun që di ta mësojë e ta udhëzojë si të sillet a si të veprojë; e gjeti atë që e gdhend; ra në usta; gjeti ustanë.


Rezultate të ngjashme

DHASKALÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Mësuese. Filloi punë si dhaskaleshë sapo u shkollua. Në arsim ka shumë dhaskenj dhe dhaskalesha.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DHASKALÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Mësuese. Jepte mësim në fshat një dhaskalicë nga qyteti. Dhaskalicë vogëloshe.2. keq. Mësuese e paaftë. Ishte tamam një dhaskalicë. Dhaskalic…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.