Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DHËNDËRÍM,~I m. Veprimi kur dhëndëron ose kur dhëndërohesh; dhëndëri. Gati për dhëndërim. Një të veshur të kostumit dhe nis dhëndërimi. Pati dalë i stiluar për dhëndërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËNDËRÍSHT ndajf. Sipas mënyrës së dhëndurëve, si dhëndurët. Maturantët mezi presin të vishen nusërisht dhe dhëndërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËNDËRÍSHTE mb. Që është për dhëndurë; që bëhet në kohën e dhëndërisë a nga dhëndurët. Rroba dhëndërishte. Këngë dhëndërishte. Me një buzëqeshje dhëndërishte.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËND/ËR,~RI m. sh. ~ÚRË, ~ÚRËT 1. Djali që po martohet ose që sapo është martuar; djalë i fejuar. Rrobat e dhëndrit. Krushqit (njerëzit) e dhëndrit. U nis dhëndër. E bëmë dhëndër …
Shfaq përkufizimin e plotë →►DHËNDËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem dhëndër. Kapedani kreh mjekrën dhe dhëndërohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËNDËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Bëhem dhëndër; nisem dhëndër. U bë për të dhëndëruar. Trimi ç’paska dhëndëruar. E dija si duhej dhëndëruar vërtet.2. Rri i ndrojtur, i ngrirë …
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËNDËRÓR,~E mb. Që lidhet me dhëndrin, që i përket dhëndrit. Veshur me kostumin dhëndëror. Do të blej veshjen dhëndërore. Unazë dhëndërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËNDËRÚAR (i, e) mb. Që është bërë gati për martesë; që është dhëndëruar. Ai i dhëndëruar, ajo e nusëruar. Me duar varur si i dhëndëruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËNDËRÚSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. 1. Dhëndër i gjetur me mblesëri; ai që kërkon të bëhet dhëndër me pahir.2. tall. Dhëndër i ri dhe jo shumë burrëror. Një dhëndërush i tyre mun…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë