Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DHËMBO,~JA m. sh. ~, ~T shar. Njeri me dhëmbë të çrregullt. Po bënte bisedë me atë dhëmbon. Përpiqej ta mbante gojën mbyllur dhëmboja.✱Sin.: dhëmbac, dhëmbaç, dhëmbarash, dhëmbol.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DHËMB/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e DHËMBÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËMB/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kafshoj. Dhëmboj frutën. Dhëmbonte pa mendje tapën e shishes.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËMBÓL,~E mb., shar. Dhëmbac. Djalë dhëmbol. Gruaja dhëmbole.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËMBÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me dhëmbët; që u përket dhëmbëve. Nerv dhëmbor.2. gjuh. Që shqiptohet duke puqur majën dhe pjesën e përparme të gjuhës tek ana e pasme e dhëmbëve të…
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËMBÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Tingull që nyjëtohet duke puqur majën dhe pjesën e përparme të gjuhës tek ana e pasme e dhëmbëve të sipërm. Dhëmborja T. Dhëmboret T dhe D.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËMBÓR/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Grabujë, dhëmbës. Bishti i dhëmbores ishte çarë. Mblodhi barin me dhëmbore.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËMBÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Dentaria enneaphyllos) Bimë barishtore që e rrethon lulen me nëntë gjethe të dhëmbëzuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËMBORÍZ mb. Që i ka dhëmbët e vegjël. Djali dhëmboriz. Vogëlushja dhëmboriz.✱Sin.: dhëmbëvogël, dhëmbimët, dhëmbërruazë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DHËMBÓÇ,~E mb., shar. Dhëmbëmadh. Një farë dhëmboçi u duk në derë. Vajza dhëmboçe e priftit u martua e fundit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë