Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DETYRÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që duhet bërë ose që duhet zbatuar patjetër, pa marrë parasysh dëshirën ose vullnetin e dikujt; që është një detyrim ose shpreh një detyrim; që bëhet me detyrim a me forcë. Arsim i detyrueshëm. Kalim (drejtim) i detyrueshëm. Rregulla të detyrueshme. Punë e detyrueshme. Vendim i detyrueshëm. Ulje e detyrueshme e aeroplanit. Është e detyrueshme.
DETYRÚAR (i, e) mb. I detyrueshëm. Shërbim (arsim) i detyruar. Punë e detyruar. Ngarkesë e detyruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →DETYRÚES,~E mb. 1. Që të detyron, që të shtrëngon të bësh diçka pa dëshirën e pa vullnetin tënd. Forcë (fuqi) detyruese. Masa detyruese.2. Që i ka një detyrim dikujt. Pala detyrues…
Shfaq përkufizimin e plotë →DETYRUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i detyrueshëm; përgjegjësi morale ose ligjore që dikush ndien ndaj një veprimi ose një pozite të caktuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë