Fjalori
DETAJ


Rezultate të ngjashme

DETAJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur detajoj diçka; përshkrim i hollësishëm i diçkaje. Detajimi i projektit. Detajimi i personazhit kryesor. Detajimi i ngjarjeve.Sin.: përimtim, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

DETAJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E zbërthej a e përshkruaj me hollësi diçka. E detajuan sipas rrethanave të ngjarjes.Sin.: shkoqit, imtoj, përimtoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DETAJÚAR (i, e) mb. I imtësishëm, i hollësishëm; i shkoqitur. Përshkrim i detajuar. Kërkesa të detajuara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DETAJÚES,~E mb. Që thekson rëndësinë e detajit dhe të informacioneve të hollësishme në kuptimin e një teme a të një çështjeje të caktuar; që e jep në mënyrë të detajuar. Raport det…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DETÁL,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Pjesë e vogël e një makine a e një mekanizmi; secila nga pjesët përbërëse të një makine a të një mekanizmi. Detale prerëse (lidhëse). Detal i ri (i për…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DETÁNT/Ë,~A f., pol. Proces lehtësimi a ulje tensioni i konflikteve midis dy ose më shumë palëve; ulje e gjendjes së acaruar, shtendosje, zbutje e marrëdhënieve të acaruara midis d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DETÁR,~E mb. 1. Që lidhet me detin, që i përket detit, i detit; që ndikohet nga deti; që vjen nga deti. Hapësira detare. Kufiri detar. Port detar. Vija detare. Rrymat detare. Klimë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesëtar i ekuipazhit të një anijeje; ai që punon në anije; ai që merret me lundrime në det. Detar i vjetër (i regjur). Jeta e detarit. Zakonet e detarëv…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DETARÍ,~A f. Mjeshtëria e detarit; mjeshtëria e lundrimit nëpër det. Detaria ilire. Ligjet e detarisë. Dega e detarisë. Zhvillimi i detarisë. Historia e detarisë shqiptare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.