Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DESHIFROJ
DESHIFROJ

DESHIFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zbërthej e bëjlexueshëm një tekstshkruar me shifra; arrijkuptoj shifrat dhe përmbajtjen e një tekstitillë. Deshifron radiogramin. Deshifroi informatat. E deshifroi me shpejtësi.
2. Arrijlexoj e të kuptoj një tekstshkruar me një alfabetpanjohur a me shenjapanjohura; e kthej në një gjuhënjohur një teksttillë. Deshifroi hieroglifet. Përpiqendeshifrojnë mbishkrimet etruske.
3. bised. Arrijkuptoj diçkashkruar me një shkrim shumëkeq a të palexueshëm; lexoj një shkrimkeq. Mezi e deshifroi recetën (letrën).
4. fig. Zbërthej e kuptoj diçkapaqartë e të errët, të fshehtë a të ndërlikuar. Mezi i deshifroi fjalët e tij.


Rezultate të ngjashme

DESHIFRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur deshifroj diçka; zbërthimi që i bëj një teksti të shkruar me shifra për ta bërë atë të lexueshëm; të kuptuarit e shifrave dhe të përmbajt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DESHIFR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e DESHIFRÓJ. Mesazhi deshifrohet me një kod të posaçëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DESHIFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zbërthej e bëj të lexueshëm një tekst të shkruar me shifra; arrij të kuptoj shifrat dhe përmbajtjen e një teksti të tillë. Deshifron radiogramin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DESHIFRÚES,~E mb. Që merret me deshifrimin e një teksti të shkruar me shifra; që deshifron një shkrim. Proces deshifrues. Teknikë deshifruese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DESHIFRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me deshifrimin e një teksti të shkruar me shifra; ai që deshifron një shkrim etj.; shifrant. Deshifruesi i zoti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DESHIFRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me deshifrimin e një teksti të shkruar me shifra; ajo që deshifron një shkrim etj.; shifrante. Deshifruese e zonja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DESHIFRÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të bëhet i lexueshëm dhe i kuptueshëm, që mund të deshifrohet; kund. i padeshifrueshëm. Tekst i deshifrueshëm. Shkrime të deshifrueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.