Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DESANT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR usht., kal. dhe jokal. Hedh desantë diku për të kryer veprime të caktuara luftarake. Flota detare desantoi trupat në gadishull. Helikopterët desantuan komandot në vijën e frontit. Trupat desantuan në bregdet në agim. Forcat ajrore do të desantojnë menjëherë në pikën strategjike.
DESÁNT,~E mb., usht. Që ka të bëjë me trupat e desantëve a me veprimet e tyre. Trupa desante.
Shfaq përkufizimin e plotë →DESÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT usht. Trupa të posaçme, që zbarkojnë nga deti a nga ajri në prapavijat e kundërshtarit për të kryer veprime të caktuara luftarake. Desant ajror (detar). De…
Shfaq përkufizimin e plotë →DESANTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET usht. Veprimi kur desantoj dikë; zbarkimi i trupave nga deti ose nga ajri në prapavijat e armikut. Dështimi i desantimeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →►DESANT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR usht., pës., vet., v. III e DESANTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →DESANTÚAR (i, e) mb., usht. Që është hedhur nga deti a nga ajri në prapavijat e armikut. Trupa të desantuar. Njësi të ushtrisë të desantuara në mënyrë të fshehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DESANTÚES,~E mb., usht. Që zbarkon nga deti a nga ajri. Komando desantuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë