Fjalori
DERT

DERT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Brengë, shqetësim, gajle, merak. Dertet e zemrës (e dashurisë). Jetë plot derte. Shfreu dertin. E kishte edhe një dert. -Mos ki dert! mos u bëj merak! I laguri s’ka dert për shiun. (fj. u.). Sa ishe, më trete; kur vdiqe, më shkrete; burri im me derte. (fj. u.). Hallet e dertet e mia nuk m’i di as perëndia, po m’i di zemër mavria. (fj. u.). Fërr-fërr-fërr ta bën fustani, / Ca prej hallit, ca prej mallit, / Ca nga dertet e jaranit. (folk.).
Sin.: brengë, shqetësim, gajle, merak, qeder, dertim, ankim, qarje.
S’ka dert (dikush) vjet. nuk do t’ia dijë, s’pyet fare, s’bëhet merak për dikë a për diçka; nuk shqetësohet e s’e zë turpi; s’ka gajle; s’e ka për gajle; s’i skuqet faqja (dikujt).

DERT

DERT vep., ~A, ~UR bised. 1. jokal. Rri gjatë i sëmurë, lëngojshtrat; kam zënë shtratin. Derti gjithë dimritshtrat.
2. kal. Kaloj, kapërcej një gjendjerëndë; i rezistoj një epidemie; heq (linë, fruthin etj.). E ka dertur fruthin. Fëmija nuk e derti linë.
3. kal. Provoj për herëparë. Derti ndjenjën e dashurisë.


Rezultate të ngjashme

DERTÁN,~E mb. 1. Që ka lënguar prej ndonjë sëmundjeje. Plak dertan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Dertan i shkretë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DERTÁR,~E mb. 1. Që ka shumë brenga e derte, që vuan shpirtërisht; që shqetësohet për hallet e të tjerëve; dertemadh. Njeri dertar.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Der…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DÉRT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Tretem, dobësohem nga sëmundja; dergjem. Është dertur shumë. U dert nga sëmundja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DERTEMÁDH,~E mb. 1. Që ka shumë derte; hallemadh; halleshumë; dertar. Është njeri dertemadh. Nënë dertemadhe.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. I këputet shpirti dertema…

Shfaq përkufizimin e plotë →

DERTÍM,~I m. zakon. sh. ~E, ~ET Halle, derte; ankime. E çonin jetën me dertime.Sin.: derte, qarje, brengë, shqetësim, merak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DÉRTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur dertoj me dikë; qarje e halleve. I bashkonin dertjet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DERTKÉQ,~E mb., bised. Që s’duron halle e derte; që i zmadhon shumë hallet e veta. Njeri dertkeq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DERTLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Njeri me halle; njeri që ka kaluar brenga e shqetësime; hallexhi. Është njeri dertli.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►DERT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised., vetv. Qaj një hall te dikush; i hap zemrën dikujt. Nuk kam ku të dertohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

DERT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., jokal. Flas me dikë për një hall, i qaj hallin; ankohem, qahem. I këndon ankimet që i derton goja. (folk.). Në Stamboll kërkon të shkojë, / Dert te…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.