Fjalori
DERMAN

DERMÁN,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Mjet shërimi a shpëtimi; shërim a shpëtim. Pa derman medoemos, patjetër. Gjeti derman me atë ilaç. I gjalli e ka dermanin. (fj. u.). I biri i botës - dermani i kokës. (fj. u.).
2. fig. Rrugë zgjidhjeje. Po të mos bësh derman, s’gjen derman. (fj. u.). Mos të hedhtë i ligukthetra, se s’të jep derman. (fj. u.). Ke zanat, ke derman. (fj. u.).
I bëj derman (dikujt a diçkaje). 1. E shëroj a e shpëtoj nga diçka e keqe. 2. I gjej një rrugë zgjidhjeje. Gjej derman qetësohem, bieqetësi a në rehati, nuk më bienjeriqafë; gjej një zgjidhje për diçka që më shqetëson e jam i qetë; e gjej mjetin a mënyrën kundër një sëmundjeje, shërohem dhe jam mirë. S’ka derman. 1. (diçka). Nuk ka rrugëzgjidhje, nuk i gjendet mjeti a mënyra e zgjidhjes; s’ke ç’i bën. 2. (dikush). Nuk është i qetë, nuk gjen qetësi. 3. Nuk ka shërim; nuk ka shpëtim; do të vdesë patjetër (dikush). Kërkon derman tek i mbyturi (dikush) shih kapet (mbahet) pas fijesperit (së flokut, së kashtës) (dikush).


Rezultate të ngjashme

DERMÁNI pasth. Të (ju) lutem! - Amani, bre burra, dermani, bre djema! (folk.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.