Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DÉRI parafj. (r. kallëzore) Së bashku me një ndajfolje, me një emër, me një numëror a me një përemër të pacaktuar tregon pikën e fundit ku arrin dikush a deri ku shtrihet diçka, cakun kohor kur kryhet një veprim, kohën sa zgjat diçka ose kufirin e fundit të madhësisë a të sasisë së sendeve, të frymorëve etj. Deri këtu. Deri sot (atëherë). Deri natën vonë. Deri kur? Deri dy metra borë. Deri diku. Deri në njëfarë mase.
DÉRI pj. 1. Përdoret për të përforcuar a për të theksuar edhe më shumë kuptimin e fjalës, me të cilën lidhet; edhe, bile. Erdhën deri pleqtë. Kishin marrë deri fëmijët e kopshtit. Tregon kujdes deri për vogëlsira të panevojshme.
2. Përdoret bashkë me parafjalët në, me, mbi, nën, te(k), ndaj etj. dhe tregon cakun më të tejmë të një vendi a të një kohe ose shkallën më të tejme në të cilën arrin një veprim a një gjendje. Shkoi deri në Tiranë. U përkul deri në tokë. E preu deri në rrëzë. Duron deri në gjashtë muaj. Bari ishte deri në gju. Deri në mëngjes. I vendosur deri në fund. Besnik deri në vdekje. I kërkoi llogari deri në një (në pikën e fundit). I shfrytëzonin deri në palcë. I armatosur deri në dhëmbë. Deri më sot. Deri mbi çati. Arriti deri nën dritare. Deri te porta. Deri ndaj të gdhirë. Shkoi deri te ministri.
3. Përdoret përpara parafjalëve në (me) e në bashkëvajtje me parafjalën nga dhe tregon kufijtë e një periudhe të caktuar kohe ose caqet e një vendi, të një hapësire a largese. Nga mëngjesi deri në darkë. Nga shtata deri me dymbëdhjetë. Nga Tirana deri në Elbasan.
4. Përdoret bashkë me lidhëzat ku a kur dhe shërben për të lidhur fjali të varura, të cilat shprehin marrëdhënie vendore a kohore. E përcolli deri ku fillonte rruga. E prita deri kur mbaroi.
DERIDIKÚ ndajf. 1. Deri në një farë vendi. Arriti deridiku.2. Afërsisht; deri në një farë shkalle a mase. E kuptoi deridiku. Deridiku ishte mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →DERÍM,~I m. Lypje nëpër dyert e botës.
Shfaq përkufizimin e plotë →DERISÁ lidh. 1. Përdoret për të treguar se një veprim vazhdon deri në një pikë të caktuar në kohë ose gjatë një periudhe të caktuar kohe (zakonisht në fillim të një fjalie të varur…
Shfaq përkufizimin e plotë →DERISÓT/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka qenë, ka ndodhur, është bërë a zhvilluar deri në ditën kur flasim ose deri në ditët tona; që është arritur, grumbulluar, ndjekur etj. deri më sot;…
Shfaq përkufizimin e plotë →DERIVÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Diçka që është zhvilluar, është marrë ose ka dalë nga diçka tjetër; rrjedhojë, përftim, prejardhje. Derivatet e klorit (kim.). Derivat i naftës (ind.). De…
Shfaq përkufizimin e plotë →DERIVÍM,~I m. Veprimi kur derivoj diçka; nxjerrje ose formim i diçkaje nga një burim tjetër. Derivimi i funksioneve (mat.). Derivimi i koncepteve (spec.). Derivimi i fjalëve (gjuh.…
Shfaq përkufizimin e plotë →DERIV/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Merret, nxirret, përftohet (nga një burim i caktuar); rrjedh nga... Karburante që derivojnë nga mbetjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →DERIVÚAR (i, e) mb. I përftuar, i prejardhur; që del a që rrjedh nga… Zgjidhje e derivuar nga të dhënat e mbledhura.
Shfaq përkufizimin e plotë →DERIVÚES,~E mb. Që derivon ose që prodhon diçka të re. Proces derivues.
Shfaq përkufizimin e plotë →DERÍÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Derë e vogël, zakonisht në pjesën e prapme të shtëpisë ose në gardhin e kopshtit. Deriçka e kopshtit (e bahçes). Deriçka e oborrit. Iku nga deriçka.♦ Hyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë