Fjalori
DERDHEM

DÉRDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Rrjedh a del jashtë nga gryka ose nga një e çarë e një ene, e një thesi etj. dhe përhapettokë a mbi sipërfaqen e një sendi ose bie në një enë tjetër (për një lëng a për diçkaimët); zbrazet një enë, një thes etj.; kund. mbushet. U derdh uji (vaji, qumështi). U derdh mielli (sheqeri, orizi). Iu derdhën mollët (portokallet). U derdhën thasët. Iu derdh shporta. Po derdhet shishja. Derdhet pika-pika (ngadalë, çurkë). -Ç’është derdhur këtu? Ra e u derdh. Gjalpilakror derdhet. (fj. u.). U derdh vaji, s'mblidhet më. (fj. u.). Pyet deti sa lumenj derdhen në të. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Shkon e i derdh ujërat në det, në liqen etj.; bised. vërshon (për një lumë, një përrua etj.); bie shumë e me vrull (për shiun). Derdhet shiu me shtamba (me rrëshekë). Shkumbini derdhetdetin Adriatik. Derdheshin lumenjtë e mbytnin fushat.
3. vetv., vet. v. III Varet poshtë e përhapet, lëshohet lirshëm; më vjen sipas trupit. Flokët iu derdhën mbi supe. I derdhej fustani pas trupit.
4. fig., vetv., vet. v. III edhe Vjen e shtrihet, shpërndahet, përhapet. Drita u derdh mbi fshat. Errësira u derdh anembanë. Mjegulla u derdh nëpër fushë. Iu derdh një i kuqfytyrë. Derdhej era e trëndafilave. Kënga u derdh valë-valë. U derdh anembanë gëzimipritej.
5. fig., vetv. Dal e vërsulem në një drejtimcaktuar, vërshoj bashkë me të tjerë për diku; lëshohem përpara me vrull; nisem me të shpejtë e shkoj me vrull diku. Populli u derdh nëpër rrugë. Demonstruesit u derdhën drejt sheshit. U derdh nga Shkodra në Tiranë. U derdh përpara.
6. fig., vetv. I hidhem dikujt me rrëmbim për ta kapur, për ta përqafuar etj.; i lëshohem, i vërsulem, i turrem dikujt. Iu derdhqafë. Fëmijët iu derdhën nënës (mësueses). Iu derdhën qentë (ujkut). Iu derdh me të shara (me hakërrima).
7. bised., vetv., vet. v. III Shkrifërohet e shkoqet (për tokën). Toka iu derdh nëpër duar.
8. pës. e DERDH. U derdhbronz. Ku ka, edhe do derdhet. (fj. u.).
Sin.: zbrazet, varet, lëshohet, shtrihet, shpërndahet, përhapet, vërsulet, hidhet, turret, shkrifërohet, shkoqet.
I derdhen *arrat (dikujt). Është derdhur *gjak. U derdh *kupa.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: DERDH
DERDH

DERDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Zbraz një lëng a diçkaimët nga një enë, nga një thes etj., duke e kthyer enën përmbys ose duke e shkundur me forcëmënyrëlëngu a lënda tjetërbjerë vetë; hedh a flak diku atë ç'ka brenda një enë; zbraz; kund. mbush. Derdhi vajin (ujin, qumështin, verën, rakinë). Derdh betonin (llaçin). Derdh miellin (sheqerin, grurin, orizin). Derdh plehrat. E derdhi shishen (pjatën, kovën, gotën). Derdh thesin (koshin, shportën). E derdhi përtokë (në dysheme). - Ngadalë, mos e derdhësh! Mil e mil e derdh me këmbë. (fj. u.). Mbaj ujë me shoshë e derdh me kosh. (fj. u.).
2. vet. v. III Shkarkon, hedh; lëshon atë që përmban (kryesisht ujin). Lumi e derdh ujinliqen. Derdh pesë metra kub në sekondë. Retë derdhën shiun (borën). Lumenjtë kudo që të venë, në det do të derdhen (fj.u.).
3. Nxjerr nga brenda (nga sytë etj.) zakonisht diçkalëngshme, qit jashtë; e bëjrrjedhë jashtë. Derdh lot qaj me lot. Njeriu që nuk derdh djersë, nuk di çfarë shije ka buka. (fj. u.).
4. I var poshtë e i përhap, i lëshoj lirshëm; ia sjell sipas trupit, ia bëjderdhur. I derdhi flokët mbi supe. Ia ka derdhur fustanin.
5. edhe fig. Hedh me vrull e me shumicë mbi dikë a mbi diçka, i lëshoj diçka; përhap rreth e rrotull. Derdhi dritë mbi shesh. Trëndafilat derdhnin një erë të këndshme. Derdhën plumba mbi armikun. Derdhi vështrimin (shikimin) mbi të. E derdhi si lumë.
6. fig. Nxjerr ç’kam brenda, shpreh me vrull dhe pa u përmbajtur një ndjenjë; zbraz. E derdhi tërë gëzimin (dashurinë). E derdhi urrejtjen (zemërimin). E derdhi tërë vrerin (helmin). Derdhi një rrëke të sharash (mallkimesh). Derdhi një lumë fjalësh.
7. fig. Vë të gjitha forcat e mundësitë e mia dhe nuk kursej asgjë për të bërë diçka a për të arritur një qëllim, shkrij. Derdh aftësitë (talentin). Derdhi mundin. Derdhi tërë artin e tij.
8. tek. Hedhkallëp një metal a një lëndë tjetërshkrirë për t'i dhënë një formëcaktuar; bëj një detal, një statujë etj., duke hedhur lëndëshkrirë në një kallëpparapërgatitur. Derdh gizë. Derdh një unazë. Derdh shkronja. Derdhnin armë. Derdhën pjesë këmbimi. E derdhën bustin (monumentin). E derdhënbronz.
9. fin. Vë një shumëhollashbankëemrin tim a të dikujt tjetër, paguaj. Derdh një shumëbankë. Derdhi para në fondin e shkollës. Derdhën ndihmat e tyre.
10. bised. Shpenzoj pa kursim, harxhoj shumë, e lëshoj dorën, nuk kursej (kryesisht për para). Ka derdhur paramadhe. E derdhte paranë lumë (me të dyja duart). E derdhidasmën e vajzës.
11. bised., vet. v. III Shkrifëron (për tokën). Ngrica e derdh tokën.
12. bised. Kaloj një sëmundje nga ato që zakonisht u bien fëmijëve. E ka derdhur linë (fruthin, kollën e mirë).
Sin.: zbraz, hedh, flak, shkarkoj, lëshoj, nxjerr, qit, përhap, shkrij, paguaj, shpenzoj, harxhoj, shkrifëron, kaloj.
I derdhi (i vuri) *balsam (dikujt). Derdh *gjak. Derdh *gjakun (për dikë a për diçka). E derdhi *kupën (dikush). Derdh *lot (për dikë a për diçka). Derdh *trutë. Ia derdhi (ia zbrazi) *trutë (dikujt) bised. As *mbush e as derdh (dikush). I derdhi *zorrët (dikujt) bised.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.