Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
DERËMBÝLLUR mb. 1. Që e ka shtëpinë të mbyllur për miqtë, që nuk është mikpritës; kund. derëhapur.
2. Që ka mbetur fill i vetëm, që i është shuar familja, që ka mbetur i shkretë a i mjerë; edhe mallk. që iu mbylltë dera, që mbettë pa njeri; derëshuar. Plakë derëmbyllur.
3. mospërf. Që nuk është i zoti të rregullojë dhe të mbajë mirë shtëpinë dhe vetveten; i plogët, i ngathët. Burrë (grua) derëmbyllur.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. - Ç’e gjeti, derëmbyllurin! - Ç’na bëri, derëmbyllura!
DERËMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT Derëtar; portier, derës.
Shfaq përkufizimin e plotë →DERËMBÝLLËT mb. Derëmbyllur; kund. derëhapët.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë